Bota 27 Dhjetor 2025, 17:35 Nga VNA

Në Ukrainë nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ndaje në Whatsapp
Në Ukrainë nisin hetime për një skemë blerjeje votash

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se shërbimet e sigurisë po pengonin përpjekjet për të kryer kontrolle.

Hetimi, i lajmëruar më 27 dhjetor, ishte më i fundit në një seri hetimesh nga dy agjencitë — Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës — që kanë tronditur politikën e brendshme në Ukrainë.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit — e njohur si SAPO — tha se hetuesit e saj kishin identifikuar me dyshim “një grup kriminal të organizuar” që përfshinte deputetë aktualë në Verhovna Rada, parlamentin ukrainas.

Anëtarët e grupit, sipas SAPO-s, kanë marrë përfitime të paligjshme në këmbim të votave të tyre në parlament.

Por, detaje të mëtejshme mbi këto akuza nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, e njohur si NABU, tha se hetuesit e saj po pengoheshin teksa tentonin të hynin në ndërtesat administrative të përdorura nga deputetët.

Agjencia e ngarkuar me sigurimin e deputetëve, Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, i mohoi akuzat, duke i thënë shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se rojet thjesht po verifikonin identitetin e hetuesve.

“Fakti është se punonjësit e NABU-s po përpiqen të sjellin persona të panjohur ose të pakuptueshëm në territorin e regjimit, në territorin e institucionit shtetëror”, tha zëdhënësi i shërbimit, Oleksiy Morozov.

Të themeluara në vitin 2015 si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse që synonin çrrënjosjen e korrupsionit të rrënjosur prej kohësh, të dyja agjencitë kanë ndërtuar reputacion për kryerjen e hetimeve politikisht të ndjeshme, si dhe për luftën për të ruajtur pavarësinë e tyre nga entitete të tjera të zbatimit të ligjit.

Një hetim mbi ryshfete në sektorin e energjisë — përfshirë financimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore për infrastrukturën e rrjetit elektrik — doli në pah publikisht muajin e kaluar, kur zyrtarët kundër korrupsionit bastisën zyra në Kiev.

Ky hetim, i cili është ende në proces e sipër, çoi përfundimisht në shkarkimin nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të Andriy Yermak, shefit të tij të kabinetit prej kohësh dhe një figure kyçe ndërmjetëse në negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi i Yermakut erdhi në një moment të vështirë për Zelenskyyn. Akuzat i kanë njollosur reputacionin e tij brenda vendit dhe kanë shtuar presionin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, diçka që presidenti ukrainas e ka kundërshtuar për shkak të ligjit ushtarak dhe luftës së gjithanshme të Rusisë kundër Ukrainës./REL 

Video

Policia ende nuk dinë shkaqet e rënia së zjarrit sot në parkun e autobusëve pranë “Eco Park”, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, flakët kanë përfshirë ambientet e parkimit, ku si pasojë janë djegur disa autobusë të vjetër. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Grupet hetimore ndodhen në terren dhe kanë nisur veprimet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Disa autobusë të vjetër, jashtë përdorimit, të parkuar në zonën e Fllakës në Durrës, janë përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndodhet shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve.

Policia franceze të premten në mbrëmje ndaloi një burrë të dyshuar se ka sulmuar me thikë tre gra në tre stacione metroje në qendër të Parisit. Tri gratë u goditën me thikë në Republique, Arts et Métiers dhe Opera rreth orës 16:00 sipas kohës lokale. Sipas deklaratës së prokurorisë, plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën. Burri, rreth të njëzetave, u identifikua falë kamerave të sigurisë (CCTV), bëri të ditur zyra e prokurorit. Ajo shtoi se ai ishte i njohur më parë për policinë për kundërvajtje, përfshirë dëmtimin e pronës. Nuk u dhanë detaje mbi motivet e sulmit.

Tre persona humbën jetën në Kaliforni nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut gjatë Krishtlindjeve. Stuhitë bllokuan rrugë kryesore në Los Angeles, duke vështirësuar evakuimin e qindra familjeve. Shërbimet e emergjencës kryen dhjetëra shpëtime, ndërsa mbi 100 mijë familje dhe biznese mbetën pa energji elektrike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme