Bota 12 September 2025, 22:26 Nga VNA

NATO vendos avionë luftarakë dhe anije në lindje pas tensioneve me Rusinë

Ndaje në Whatsapp
NATO vendos avionë luftarakë dhe anije në lindje pas tensioneve

NATO ka ndërmarrë një iniciativë të re për të rritur sigurinë në krahun lindor të Evropës, pas një incidenti me dron rus që shkelu hapësirën ajrore të Polonisë këtë javë. Lajmi u konfirmua të premten nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte.

Operacioni, i quajtur “Eastern Sentry” (Roja Lindore), pritet të nisë në ditët në vijim dhe do të angazhojë forca dhe mjete ushtarake nga disa shtete anëtare, përfshirë Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe të tjera, tha Rutte.

“Eastern Sentry do të forcojë qëndrueshmërinë tonë mbrojtëse dhe do të dërgojë një mesazh të qartë: si një aleancë e përkushtuar ndaj mbrojtjes, ne jemi gjithmonë të përgatitur për çdo kërcënim,” theksoi ai.

Rutte e cilësoi shkeljen me dron të mërkurën si “të rrezikshme dhe të papranueshme”, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Sipas tij, sjellja e papërgjegjshme ajrore e Rusisë përgjatë kufijve lindorë të NATO-s është në rritje.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, sqaroi se operacioni do të ketë një natyrë të “fleksibile dhe të shkathët” dhe do të përfshijë elementë të mbrojtjes së integruar ajrore dhe tokësore, si edhe shkëmbim të avancuar të inteligjencës mes vendeve aleate.

Ai shtoi se, edhe pse zbatimi i plotë i operacionit do të marrë kohë, hapat e parë do të ndërmerren menjëherë.

Sipas një komunikate për shtyp të NATO-s, ndër pajisjet që do të vendosen janë: dy avionë F-16 dhe një fregatë kundërajrore nga Danimarka, tre Rafale nga Franca dhe katër Eurofighter nga Gjermania.

Operacioni do të shtrihet përgjatë të gjithë krahut lindor të NATO-s – nga veriu i largët, deri në Detin e Zi dhe Mesdhe.

“Në të gjithë këtë hapësirë, ne do të përshtatemi dhe do ta ndryshojmë në mënyrë dinamike qëndrimin tonë, për të mbajtur kundërshtarin në pasiguri dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë çdo kërcënimi që shfaqet,” përfundoi Grynkewich.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme