Bota 13 March 2026, 15:54 Nga VNA

Nafta e botës në rrezik: SHBA premton t’i bllokojë planet e Iranit në Hormuz

Ndaje në Whatsapp

Nafta e botës në rrezik: SHBA premton t’i bllokojë planet e

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të pengojnë çdo përpjekje të Iranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi në një konferencë për shtyp se ushtria amerikane po merret me situatën dhe se Irani nuk do të lejohet të pengojë qarkullimin në këtë korridor strategjik, megjithëse nuk dha detaje se si do të veprohet.

Nga ana e tij, gjenerali Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, tha se ushtria amerikane po synon të godasë aftësinë e Iranit për të vendosur mina detare në ngushticë.

Përmes Ngushticës së Hormuzit kalon zakonisht rreth 20 për qind e naftës së tregtuar në botë, çka e bën çdo kërcënim ndaj saj një faktor me ndikim të madh në tregjet globale të energjisë.

Ndërkohë, çmimet e naftës kanë mbetur të larta, edhe pasi administrata e presidentit Donald Trump lehtësoi disa kufizime për dërgesat e naftës ruse në përpjekje për të shmangur një krizë energjetike të lidhur me luftën në Lindjen e Mesme.

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme