Bota 17 March 2026, 20:28 Nga VNA

Moska në ‘terr’, bllokohet WhatsApp, Telegram dhe YouTube/ “Corriere Della Sera”: Putin rrit masat e sigurisë pas “asgjësimit” të Khameneit!

Ndaje në Whatsapp
Moska në ‘terr’, bllokohet WhatsApp, Telegram dhe YouTube/

‘Një ‘vello e errët’ dixhitale ka rënë mbi Moskën, duke zbuluar pasigurinë psikologjike në rritje në të cilën jeton Vladimir Putin. Javën e kaluar, presidenti rus urdhëroi një mbyllje të plotë të aksesit në internet celular në të gjithë kryeqytetin, një metropol modern me mbi 13 milionë banorë’, shkruan Corriere Della Sera.

Sipas medias italiane një vendim i tillë që nuk u njoftua asnjëherë, por që u zbatua papritur për arsye sigurie të paspecifikuara dhe kohëzgjatja e tij mbetet e panjohur.

Censura gjithnjë e më e rreptë e internetit i shtohet kufizimeve të muajve të fundit. Që nga vera, Kremlini ka kufizuar gradualisht dhe ka bllokuar aplikacionet e mesazheve që konsiderohen të vështira për t’u kontrolluar, të tilla si WhatsApp, Telegram, si dhe platformat sociale si YouTube.

Gazeta italiane më tej nënvizon se ndalimi i ‘Telegram’ ka shkaktuar probleme edhe për ushtarët rusë në frontin ukrainas, të cilët përdorën platformën e krijuar nga Pavel Durov, për të komunikuar.

Në vend të internetit “të vjetër” që ishte i kontrolluar, por ende funksional, udhëheqja ruse promovoi lançimin e një rrjeti të ri social, të kontrolluar nga njerëz jashtëzakonisht të afërt me Putinin. Platforma, e lançuar një vit më parë dhe e quajtur Max, kontrollohet nga kompania shtetërore VKontakte. Administratorët e Max përfshijnë bankierin personal të Putinit, Stepan Kovalchuk, Vladimir Kyriyenko (djali i zëvendëskryetarit të administratës presidenciale) dhe Mikhail Shelomov (djali i kushëririt të presidentit).

Ndërprerja dixhitale në Moskë, zemra e ekonomisë ruse, po e zhyt qytetin në ‘ujëra të paeksploruara’.

Jashtë zonave me Wi-Fi, është e pamundur të bësh pagesa në dyqane me kartë ose aplikacion, të telefonosh një taksi ose shërbim shpërndarjeje përmes një aplikacioni ose të përdorësh ndonjë sistem mesazhesh.

Ky vendim duket se kombinon disa faktorë; frikën e thellë të Putinit, manipulimin politik dhe kontrollin përmes një grupi të mbyllur oligarkësh.

Putin duket se është traumatizuar psikologjikisht nga mënyra se si izraelitët dhe amerikanët përdorën rrjetin lokal celular të Teheranit për të vrarë udhëheqës të tillë si Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei dhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Ali Larijani, duke ndjekur lëvizjet e tyre.

Së fundmi, masa i shërben edhe interesave të oligarkëve që përbëjnë “rojën presidenciale” personale të Putinit.

Heqja e çdo platforme tjetër private kënaq “lakminë” e atyre pak njerëzve që kontrollojnë informacionin, pa marrë parasysh pasojat për banorët e Moskës, të gjithë Rusisë dhe sigurisht për Ukrainën, përfundon Corriere Della Sera.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme