Bota 21 August 2025, 16:33 Nga VNA

Moska bomba pranë NATOS/ Sulme në qytetin Lviv, viktima dhe të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Moska bomba pranë NATOS/ Sulme në qytetin Lviv, viktima dhe të

Rusia ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës, duke përdorur rreth 600 dronë dhe 40 raketa të llojeve të ndryshme gjatë natës së fundit.Në qytetin perëndimor të Lviv, pranë kufijve të NATO-s, një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Disa ndërtesa banimi pësuan dëme të konsiderueshme si pasojë e goditjeve.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se numri total i raketave dhe dronëve të lëshuar nga Rusia arrinte në 614, prej të cilëve 577 u neutralizuan me sukses. Ky konsiderohet si sulmi më i madh ajror ndaj Ukrainës që nga muaji korrik.

Tradicionalisht, sulmet ruse janë përqendruar në rajonet lindore, pranë vijave të frontit, por së fundmi janë zgjeruar edhe në qytetet perëndimore. Kujtojmë se më herët, në fillim të korrikut, Rusia kishte kryer sulmin më të madh të katër viteve të luftës, me 728 dronë dhe 13 raketa të hedhura ndaj qyteteve në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, ushtria ukrainase deklaroi se ka goditur një rafineri nafte në rajonin e Rostovit, në territorin rus, i cili kufizohet me Donbasin. Po ashtu, forcat e Kievit thanë se kanë shkatërruar një depo dronësh në Donetsk, si dhe disa objekte të tjera ushtarake dhe infrastrukturore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se Moska nuk ka dhënë asnjë sinjal serioz për t’u angazhuar në negociata të vërteta për përfundimin e luftës. Ai përsëriti thirrjen për më shumë presion ndërkombëtar dhe sanksione të forta ndaj Rusisë.

Sulmet ndodhin në një kohë kur po intensifikohen përpjekjet diplomatike për një takim të mundshëm mes Presidentit ukrainas Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin deri në fund të muajit gusht. Megjithatë, Zelensky ka bërë të qartë se nuk e dëshiron mbajtjen e këtij takimi në Budapest, duke e konsideruar Hungarinë si një vend që nuk ka treguar mbështetje për Ukrainën gjatë luftës. Si alternativa të tjera për organizimin e samitit janë përmendur Roma dhe Gjeneva, me këtë të fundit që shihet si opsioni më i pranueshëm për shkak të neutralitetit të Zvicrës.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme