Bota 4 March 2026, 07:41 Nga VNA

Mojtaba Khamenei, djali i Ali Khameneit, përmendet si pasardhësi i ri i mundshëm i udhëheqjes supreme të Iranit

Ndaje në Whatsapp
Mojtaba Khamenei, djali i Ali Khameneit, përmendet si pasardhësi i ri

 

Sipas disa mediave iraniane në mërgim dhe burimeve pranë opozitës monarkiste, Asambleja e Ekspertëve mund të ketë zgjedhur Mojtaba Khamenein, djalin e liderit suprem të ndjerë Ali Khamenei, si udhëheqësin e ri suprem të Iranit.

 


Nëse konfirmohet, ky zhvillim do të shënonte një kthesë të fortë drejt një sistemi pothuajse dinastik në krye të Republikës Islamike, duke krijuar një situatë paradoksale për një regjim që lindi nga revolucioni kundër monarkisë së Shahut. Analistja iraniane Farnaz Sabet e përshkroi këtë mundësi me ironi, duke thënë se në këtë rast si Republika Islamike ashtu edhe opozita e saj kryesore do të kishin një “shpirt monarkik”.

 


Mojtaba Khamenei, 57 vjeç, konsiderohet djali i preferuar dhe një nga figurat më me ndikim në prapaskenat e pushtetit iranian. Karriera e tij është zhvilluar kryesisht në strukturat e ashtuquajtura të “deep state”-it iranian, të lidhura me krahun më të ashpër të Gardës Revolucionare dhe aparatin e sigurisë.

 


Ai ka jetuar pothuajse gjithmonë në Iran dhe ka udhëtuar shumë pak jashtë vendit. Në moshën 17-vjeçare iu bashkua Gardës Revolucionare dhe mori pjesë në luftën Iran-Irak, fillimisht në një njësi ideologjike të krijuar nga komandanti Ahmad Motevaselian dhe më pas në një batalion që më vonë u bë pjesë e rrymës më radikale të Republikës Islamike.

 


Pas luftës ai studioi në seminarin shiit të Qomit, përpara se të rikthehej në Teheran ku punoi në zyrën e Udhëheqësit Suprem, strukturë që drejtohej nga i ati. Nga ky pozicion ai ndërtoi një rrjet të gjerë ndikimi brenda Gardës Revolucionare dhe në rrjetet ekonomike jashtë vendit. Një hetim i Bloomberg ka përmendur gjithashtu lidhjet e tij me investime të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme në Londër dhe qytete të tjera perëndimore.

 


Në vitin 2005 ai mbështeti fuqishëm kandidaturën e Mahmoud Ahmadinejad dhe konsiderohet një nga figurat që qëndruan pas shtypjes së protestave të “Valës së Gjelbër”, lëvizja reformiste që kundërshtoi rizgjedhjen e Ahmadinejad duke denoncuar manipulime zgjedhore. Ai është përmendur gjithashtu si një nga organizatorët e linjës së ashpër ndaj protestave të vitit 2019 për rritjen e çmimeve të karburantit.

 


Rrethi i tij i ngushtë përfshin klerikë konservatorë si Alireza Panahian dhe Mohammad Qomi, të cilët kundërshtojnë çdo hapje sociale apo kulturore që mund të cenojë bazat ideologjike të revolucionit islamik dhe e shohin liberalizmin perëndimor si kundërshtar.

 


Sipas shumë vëzhguesve iranianë, nëse Mojtaba Khamenei do të zgjidhej në krye të Republikës Islamike, ai nuk pritet të jetë një lider pragmatik që do të kërkojë ndryshime, por një vazhdues i vijës së ashpër të ndjekur nga i ati – madje ndoshta edhe më radikal.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme