Bota 18 August 2025, 07:50 Nga VNA

"Mirë se erdhe në ferr”: Venezuelianët tregojnë torturat në burgun famëkeq të El Salvadorit

Ndaje në Whatsapp

"Mirë se erdhe në ferr”: Venezuelianët tregojnë

Arturo Suárez thotë se sapo mbërriti në burgun famëkeq Cecot të El Salvadorit, u rrah brutalisht nga rojat. Kur rifitoi vetëdijen – me syzet e thyera dhe gjithçka të mjegullt përpara – ai dëgjoi qartë një zë që e përshëndeti:

“Mirë se erdhe në ferr. Mirë se erdhe në varrezën e burrave të gjallë. E vetmja mënyrë për të dalë prej këtej është i vdekur.”

Sipas Arturos, këto fjalë u thanë nga drejtori i burgut, Belarmino García.

Burgosja e tij ndodhi në Cecot – Qendra për Izolimin e Terrorizmit – një strukturë e ndërtuar për të strehuar me mijëra anëtarët më të dhunshëm të bandave në vend, si pjesë e qasjes së ashpër të presidentit Nayib Bukele ndaj valës së vrasjeve dhe zhvatjeve që kishin tronditur El Salvadorin.

"Mirë se erdhe në ferr”: Venezuelianët tregojnë

Që nga hapja e saj në vitin 2023, autoritetet kanë qenë të rezervuara për kushtet brenda burgut më të madh në Amerikën Latine. Por së fundmi, Arturo dhe 251 venezuelianë të tjerë janë liruar nga Cecot, pasi kishin përfunduar atje në mars, në kuadër të një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe El Salvadorit, si pjesë e një fushate deportimi masiv migrantësh të nisur nga ish-presidenti Donald Trump.

Pas kthimit të tyre në shtëpi në Venezuelë muajin e kaluar, mes lotësh e përqafimesh, tetë prej të liruarve rrëfyen për BBC News Mundo përvojën e tyre tronditëse në burg.Ata përshkruajnë rrahje të vazhdueshme, ndonjëherë edhe me shkopinj teksa ishin të lidhur me pranga. Njëri prej tyre thotë se është abuzuar seksualisht nga rojat. Të burgosurit flenë në shtretër metalikë pa çarçafë apo dyshekë, hanin me duar, dhe nuk kishin asnjë kontakt me botën e jashtme – as me avokatë, dhe as me ndonjë orë që t’u tregonte kohën.

Burrat, të moshës nga 23 deri në 39 vjeç, kishin jetuar më parë në SHBA. Disa kishin hyrë ligjërisht, të tjerë jo. Ata u akuzuan për përfshirje në banda kriminale dhe u deportuan drejt El Salvadorit. Të gjithë mohojnë çdo përfshirje në krime apo banda, dhe thonë se nuk u është dhënë asnjë mundësi për të sfiduar akuzat kundër tyre.

Shumica janë të bindur se janë përzgjedhur për shkak të tatuazheve që kishin në trup – të cilat autoritetet amerikane i konsideruan si shenja të mundshme lidhjeje me bandën Tren de Aragua, një grup kriminal me origjinë nga Venezuela.

SHBA thotë se deportimet janë bërë pas verifikimeve të kujdesshme, por nuk ka sqaruar mbi provat që janë përdorur për secilin rast.

Të lidhur me pranga në kyçet e duarve dhe këmbëve, burrat tregojnë se mendonin se po dërgoheshin në Venezuelë. Por pasi zbritën nga avioni, sipas dëshmisë së Edwuar Hernández, u tërhoqën zvarrë nga roje me fytyra të mbuluara – dhe e kuptuan se ndodheshin në El Salvador.

Në Cecot, ende me zinxhirë, u detyruan të gjunjëzoheshin, u qethën kokat, u zhveshën dhe u veshën me rroba të bardha: pantallona të shkurtra, një bluzë dhe këpucë gome.

Mervin Yamarte, që kishte punuar në një fabrikë tortiljesh në Teksas para deportimit, thotë se u dhunua fizikisht ndërsa ishte lakuriq.

“Më goditën me shkop në të pasme, më qëlluan me grusht në brinjë – nuk më linin as të vishja rrobat.”

 


BBC iu drejtua autoriteteve të El Salvadorit për të komentuar mbi akuzat e ngritura, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme