Bota 11 January 2026, 09:23 Nga VNA

Minneapolis në revoltë: mijëra në rrugë pas vrasjes së një gruaje nga agjenti federal i emigracionit

Ndaje në Whatsapp
Minneapolis në revoltë: mijëra në rrugë pas vrasjes

Mijëra njerëz marshuan sërish në rrugët e Minneapolis këtë fundjavë, duke protestuar pas vrasjes së Renee Nicole Good, një gruaje 37-vjeçare që u qëllua për vdekje nga një agjent i Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë një operacioni federativ në qytet. Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara. 

Demonstruesit, pavarësisht temperaturave të ulëta, kërkojnë drejtësi për Good dhe kërkojnë tërheqjen e ICE-s nga komunitetet e tyre. Protesta në Minneapolis ishte një nga qindra tubimet që u mbajtën gjatë weekendit në qytete të tilla si New York, Seattle, Austin e Los Angeles. 

Autoritetet lokalë raportuan se protestat në përgjithësi ishin paqësore, por disa episode çuan në tensione, me rreth 29 të arrestuar dhe një polic i lënduar nga gurë dhe akull të hedhur nga turma. Kryebashkiaku i Minneapolisit i bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë paqësorë, ndërsa autoritetet shtetërore e federale përplasen për rrethanat e incidentit. 

Vdekja e Renee Good ka ndezur një debat kombëtar mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë të imigracionit dhe ka intensifikuar thirrjet për llogaridhënie dhe reforma në zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme