Bota 29 August 2025, 22:11 Nga VNA

Ministri izraelit nuk njeh mëshirë: Gazës t’i ndërpritet uji dhe ushqimet. Ata që nuk vdesin nga plumbat, të vdesin nga uria

Ndaje në Whatsapp
Ministri izraelit nuk njeh mëshirë: Gazës t’i

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, ka bërë një deklaratë të ashpër lidhur me situatën në Rripin e Gazës.

Ai u shpreh se “uji, energjia elektrike dhe ushqimi duhet të ndërpriten nga Gaza”, duke shtuar se ata që nuk vdesin nga plumbat “do të vdesin nga uria ose do të dorëzohen”.

Deklarata e Smotrich vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të përsëritura për lejimin e ndihmave humanitare në territorin palestinez, ku situata është përshkallëzuar ndjeshëm, siç thekson edhe një raport nga organizata të mbështetura prej OKB-së, ku është faktuar se uria në Gaza është e pranishme.

Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) e kanë shpallur qytetin e Gazës “një zonë të rrezikshme luftimi”, ndërsa përgatitet të pushtojë menjëherë qytetin më të madh të territorit.

Në një postim në X, IDF shkroi se “në përputhje me vlerësimin e situatës dhe direktivat e skalonit politik, duke filluar nga sot në orën 10:00, pauza taktike lokale në aktivitetin ushtarak nuk do të zbatohet në zonën e qytetit të Gazës, e cila përbën një zonë të rrezikshme luftimi”.

IDF vazhdon të mbështesë përpjekjet humanitare ndërsa kryen operacione për të mbrojtur Izraelin.

Avionët dhe tanket thuhet se kanë goditur pjesë të qytetit të Gazës gjatë javës së kaluar dhe tanket dhe automjetet e blinduara izraelite janë vendosur në periferi të tij.

Rreth një milion palestinezë, shumë prej të cilëve janë shumë të dobët ose të moshuar për të vazhduar lëvizjen, pritet të zhvendosen nga sulmi i zgjeruar i Izraelit në zonë, ku një organ ushqimor i mbështetur nga OKB deklaroi më parë këtë muaj se po ndodhte një zi urie.

Më herët, Drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, Cindy McCain, tha se është “shumë e qartë” se nuk ka ushqim të mjaftueshëm në Gaza.

Ajo ka shtuar se uria ishte qartësisht në zhvillim e sipër në territor.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme