Bota 7 September 2025, 17:07 Nga VNA

Mijëra qyetarë në protestë në Jerusalem: Presion mbi Netanyahun për marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Mijëra qyetarë në protestë në Jerusalem: Presion mbi

Mijëra qytetarë izraelitë kanë mbushur rrugët e Jeruzalemit dhe Tel Avivit për të kërkuar përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe për t’i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura. Sipas raporteve, mbi 15,000 persona u mblodhën në Sheshin e Parisit në Jerusalem, duke u bashkuar me familjet e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi. Protestuesit kërkuan veprim të menjëhershëm për të siguruar kthimin e tyre në shtëpi dhe për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima.
Aktualisht, nga 48 pengje që sipas burimeve ende mbahen në Gaza, besohet se rreth 20 janë gjallë. Megjithatë, qeveria izraelite nuk i është përgjigjur ende zyrtarisht një marrëveshjeje të mundshme, e cila do të mundësonte lirimin e disa prej tyre. Izraeli ka përsëritur më herët se çdo marrëveshje duhet të garantojë kthimin e të gjithë pengjeve.
Kryeministri Netanyahu vijon të mbajë qëndrimin e tij se “fitorja totale ndaj Hamasit” është e vetmja rrugë për kthimin e pengjeve, duke refuzuar deri më tani kompromiset e propozuara.
Sipas shifrave të publikuara nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, të paktën 64,368 palestinezë janë vrarë deri tani nga operacionet izraelite. OKB-ja i konsideron këto të dhëna si të besueshme, ndonëse autoritetet izraelite i kundërshtojnë ato, duke i cilësuar si të manipuluara për qëllime propagandistike.
Zërat e protestës brenda Izraelit janë në rritje, ndërkohë që presioni ndërkombëtar mbi Tel Aviv është intensifikuar, me thirrje të shumta nga aleatët e vendit për ndalimin e ofensivës dhe për fokusim tek zgjidhja e çështjes së pengjeve.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme