Bota 21 January 2026, 12:39 Nga VNA

Meloni i thotë “jo” Bordit të Paqes të Trump, aleatja e Ramës shmang Davosin dhe ngre alarmin kushtetues në Romë

Ndaje në Whatsapp
Meloni i thotë “jo” Bordit të Paqes të Trump, aleatja

Italia nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të propozuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raportoi të mërkurën gazeta italiane Corriere della Sera. Sipas saj, autoritetet italiane vlerësojnë se bashkimi me një strukturë të tillë, të kryesuar nga udhëheqësi i një vendi të vetëm, do të binte ndesh me Kushtetutën e Italisë.

Plani i Trump ka shkaktuar reagime të kujdesshme mes aleatëve perëndimorë, pasi diplomatët paralajmërojnë se një këshill i tillë mund të minojë rolin dhe punën e Kombeve të Bashkuara në menaxhimin e konflikteve globale.

Trump pritet të kryesojë të enjten një ceremoni prezantuese të këtij këshilli të ri në Davos, Zvicër, në kuadër të World Economic Forum. Megjithatë, sipas Reuters, kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk ka gjasa të marrë pjesë në Davos, pavarësisht marrëdhënieve të mira që ajo ka me Trump.

Këshilli i propozuar do të drejtohej nga vetë Trump dhe, sipas planit fillestar, do të niste punën me konfliktin në Gaza, për t’u zgjeruar më pas edhe në luftëra të tjera. Vendet anëtare do të duhej të paguanin një tarifë prej 1 miliard dollarësh secila për të siguruar anëtarësim të përhershëm.

Sipas Corriere della Sera, Kushtetuta italiane lejon pjesëmarrjen e Italisë vetëm në organizata ndërkombëtare që garantojnë “paqen dhe drejtësinë mes kombeve” dhe vetëm “në kushte të barabarta me shtetet e tjera”. Ky parim, sipas gazetës, bie ndesh me strukturën e këshillit të ri, ku SHBA-ja do të kishte rol dominues.

Ftesa për t’u bashkuar i janë dërguar rreth 60 vendeve. Deri më tani, vetëm pak shtete, përfshirë Hungarinë dhe Izraelin, i kanë pranuar pa rezerva. Ndërkohë, Kremlini konfirmoi këtë javë se edhe presidenti rus Vladimir Putin është ftuar, një zhvillim që ka shtuar më tej shqetësimet mes aleatëve perëndimorë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme