Bota 6 Shtator 2025, 18:11 Nga VNA

"Më ka ndryshuar jeta"/Hija e krizës së refugjatëve në Evropë 10 vite më pas

Ndaje në Whatsapp
"Më ka ndryshuar jeta"/Hija e krizës së

I përkulur në një trotuar afër një parkingu dhe duke tymosur vazhdimisht cigare, Majedeldin Abdulhai ka qenë duke mbledhur forcë për rundin e dytë të rrugëtimit që për pak e ka lënë të vdekur.

Bëhet fjalë për gushtin e vitit 2015, periudhë kur mijëra njerëz kanë udhëtuar me javë prej Turqisë në drejtim të Ballkanit, me qëllim të aplikimit për azil në Evropën Perëndimore.

Lëvizjet e asaj kohe përshkruhen si më të mëdhatë brenda Evropës prej Luftës së Dytë Botërore. Për shtetet e përfshira në këto lëvizje, kriza ka shkaktuar probleme të mëdha që vazhdojnë t’i formësojnë edhe sot politikat dhe shoqërinë.

Radio Evropa e Lirë ka rënë sërish në kontakt me refugjatë të cilët i ka intervistuar dhjetë vjet më parë, për të kuptuar se si ka ndryshuar jeta e tyre.

Majedeldin Abdulhai në Beograd, Serbi më 2015 dhe në një tjetër fotografi të shkrepur së fundmi në Gjermani.

‘Nuk kisha zgjidhje tjetër’

Abdulhai ka qenë student i letërsisë angleze në Alepo të Sirisë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë e ka takuar atë për herë të parë më 2015 në një qendër për refugjatë në Beograd. Abdulhai kujton se si ka përfunduar në Detin Egje, pasi gomonia me të cilën ka qenë duke udhëtuar, është zënë nga një anije ushtarake.

“Pas dy orësh, Garda Bregdetare e Turqisë ka ardhur dhe na ka marrë”, ka thënë ai.

“Më pas kemi shkuar nëpër tjetër rrugë, përmes Marmarisit në Turqi dhe e kemi gjetur burrin që na ka dërguar prej Marmarisit në Greqi”.

Abdulhai rikujton se sa shumë është frikësuar për rrugën tjetër që është dashur ta kalojë për të arritur në Hungari, shtet i cili në atë kohë ka ndërtuar gardh me gjemba për t’i mbajtur larg migrantët.

Tani 30-vjeçar, ai jeton dhe punon për një kompani të logjistikës në Bad Kruznah të Gjermanisë.

Duke reflektuar mbi të kaluarën, ai tregon se nuk tymos më cigare dhe që nuk ka pasur zgjidhje tjetër pos ikjes nga Siria, për shkak të luftës civile atje, të përkeqësuar edhe më tepër nga ndërhyrja e huaj.

“Studimet më ishin ndalur. Isha i papunë për më shumë se dy vjet. E gjithë situata me rebelët, grupin terrorist Shteti Islamik, Al-Kaidën, milicitë iraniane… nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të ikja”, ka thënë ai.

Abdulhai kujton se një moment i vështirë në rrugëtimin e tij ka qenë kur Garda Kufitare serbe ka tentuar ta ndajë prej pjesës tjetër të grupit.

“Hera e parë kur jam ndjerë sërish njeri ka qenë kur kam arritur në Gjermani”, ka thënë ai, duke u shprehur shumë “mirënjohës” ndaj këtij shteti, pavarësisht racizmit me të cilin është përballur kohë pas kohe.

SHIKONI EDHE:Racizmi dhe ksenofobia i largojnë punëtorët e huaj nga Gjermania

Gjermania i ka pranuar rreth 1 milion të huaj, vendim politik që është përcjellë me rritje të partisë kundër migrantëve Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Mirëpo, Abdulhai nuk pendohet për asgjë dhe tashmë ka aplikuar për shtetësi gjermane. “Një pjesë e imja është gjermane”, ka thënë ai.

Kemal El Shairy në qendrën për refugjatë në veri të Serbisë më 28 gusht 2015 dhe tani.

I lindur në Libi prej një nëne nga ish-Jugosllavia dhe baba nga Libia, ai ka dalë vullnetar në gusht të vitit 2025 për të punuar si përkthyes në kampin e refugjatëve në Kanjizh, në veri të Serbisë. Ai është trishtuar nga kushtet aty.

“Njerëzit kanë qenë duke fjetur në rrugë. Foshnjat i kanë mbajtur në kuti picash. Mjekët kanë ardhur vetëm dy herë në javë për shkak të mungesës së higjienës”, ka thënë ai.

Një dekadë më vonë, El Shairy tregon se çfarë i ka bërë më së shumti përshtypje ka qenë numri i madh i njerëzve.

“Prej atëherë, kam punuar në disa vende në lindje të Afrikës, në Kuvajt dhe në disa vende tjera. Nuk kam parë kurrë asi fluksi njerëzish”, ka thënë ai. “Ka pasur njerëz që kanë ikur vetëm me një çantë në krah”.

Ajo përvojë e ka detyruar El Shairyn, atëbotë 28-vjeçar, që të punojë në sektorin për shpërndarje ndihmash. “Më ka ndryshuar jetën, jam bërë humanist”, ka thënë ai.

Pak pas intervistës së vitit 2015, Hungaria dhe Kroacia i kanë mbyllur kufijtë e tyre, duke përkeqësuar situatën me migrantë në Serbi.

Një raport i përpiluar nga një organizatë joqeveritare për të cilën ka punuar El Shairy, Qendra e Ballkanit për Migrantë, ka përmendur se “tensionet brenda qendrave po rriten… ka rritje paniku dhe sulme histerie, frikë, depresion, dhunë në familje dhe mendime për vetëvrasje”.

El Shairy beson se kriza, e kombinuar me presion ekonomik, ka pasur ndikim të madh në Serbi.

“Ka ndikuar shumë për kthim kah e djathta”, ka thënë ai.

“Kurdo që situata vështirësohet ekonomikisht, nacionalizimi dhe ksenofobia rriten, dhe unë e di që njerëzit që duken si unë janë shënjestra e parë”.

El Shairy është duke jetuar aktualisht në Bengazi të Libisë.

Mark Kekesi në stacionin hekurudhor në Seged më 29 gusht 2015 dhe tani.

Nga akademiku në elektricist

Prej Kanjizhës, trafikantët me njerëz i kanë bartur grupet në anën e kufirit hungarez. Në Seged, 36-vjeçari Mark Kekesi, kujton se si ka shpërndarë falas shishe uji dhe ushqime në një stacion hekurudhor.

Ai kujton se si në vitin 2015 njerëzit kanë arritur grupe-grupe dhe se ka qenë i nervozuar pse janë ndërtuar ndalesa kufitare me gjemba.

Keksi ka qenë atëbotë ligjërues i sociologjisë në Universitetin e Segedit në Hungari. Kur e kthen kokën mbrapa, i pëlqen vendimi për t’i kaluar ndryshe pushimet verore.

“Në njërën anë, ajo ka qenë punë humanitare. Në anën tjetër, ka qenë mesazh që jo të gjithë kanë vepruar ashtu siç u ka kërkuar Qeveria”.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ishte zotuar për t’i mbyllur kufijtë e shtetit të tij me tela me gjemba, dhe pati angazhuar ushtarë, për t’ua pamundësuar refugjatëve hyrjen në Evropë.

“Ne hungarezët jemi të mbushur me frikë, njerëzit në Evropë janë të mbushur me frikë”, pati thënë ai në Parlamentin Evropian më 3 shtator 2015.

Kekesi ka thënë se Orbani e ka shfrytëzuar krizën për qëllime politike.

“Në periudhën prej atyre ditëve e deri te shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, kryeministri ynë nuk ka folur as brenda dhe as jashtë shtetit për asgjë tjetër përveç migrimit ilegal”, ka thënë ai.

Kekesi e ka braktisur akademinë më 2016, për “arsye personale” për të punuar si hulumtues i pavarur. Më vonë, “kriza e moshës së mesme” dhe kriza me pandeminë, e kanë shtyrë atë që të bëhet elektricist i vetëpunësuar në Budapest./REL 

Video

Ekstradohet Soni Pepa nga Republika Domenikane drejt Shqipërisë. Ai ishte në kërkim për trafik kokaine dhe ishte pjesë e klanit kriminal Çopja. https://www.vna.al/kronika/u-arrestua-ne-republika-domenikane-soni-pepa-ekstradohet-drejt-shqiperis-i14182

? Elefantët mund ta gjejnë ujin përmes nuhatjes Sipas një studimi të ri, elefantët afrikanë kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të lokalizuar ujin duke përdorur vetëm nuhatjen e tyre. Studiuesit kryen dy eksperimente me elefantë gjysmë të zbutur për të përcaktuar nëse vetëm sinjalet e nuhatjes mund t’i drejtonin drejt burimeve të ujit. Në teste, elefantët zgjidhnin vazhdimisht ujin nga burime natyrale dhe artificiale në vend të ujit të distiluar, duke treguar se ata mund ta dallonin ujin përmes erës. Për më tepër, ata mund të dallonin tre komponime organike të paqëndrueshme (VOC) që shpesh lidhen me ujin — geosmina, 2-metilizoborneoli dhe dimetil sulfuri — edhe pse këto komponime nuk ishin të pranishme në mostrat e ujit të përdorura në studim. Kjo sugjeron se elefantët po zbulojnë komponime të tjera të paqëndrueshme, ndoshta më komplekse ose më të njohura për ta, për të njohur ujin. Aftësia e tyre për ta bërë këtë në distanca të shkurtra tregon për një përshtatje evolutive për të mbijetuar në mjedise ku uji është i pakët dhe ndonjëherë i fshehur.

? Eklispi hënor ? Më 7-8 shtator 2025, do të ndodhë një eklips i plotë hënor, një spektakël i rrallë që do të zgjasë 82 minuta dhe do të jetë i dukshëm në pjesë të mëdha të Azisë, Australisë dhe rajonit të Paqësorit. ? Edhe nga vendi ynë mund të shihet faza më magjike — Hëna e përgjakur, kur sateliti ynë merr ngjyrën e kuqe të thellë! ? Ky eklips do të jetë i dukshëm për 4.9 miliardë njerëz, ndërsa rreth 87% e popullsisë së globit do të kenë mundësinë të ndjekin të paktën një pjesë të tij. ❌ Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut këtë herë do ta humbasin spektaklin.

Dikur mburreshim me traktorin e parë prodhuar në vend. Sot kemi dronat dhe satelitët që na orientojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme