Bota 9 January 2026, 12:54 Nga VNA

Mbyllet zyrtarisht numërimi në Kosovë, fituese Vetëvendosja me 51%

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet zyrtarisht numërimi në Kosovë,  fituese Vetëvendosja

Në Kosovë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit duke e rënditur lëvizjen Vetëvendosja me mbi 51 përqind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se e ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat e renditin Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 51.11 për qind të votave. Kjo parti ka shënuar rezultatin më të mirë ndonjëherë.

Fletëvotimet e fundit që u numëruan ishin ato me postë. Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, KQZ para se të shpallë dhe certifikojë rezultatin përfundimtar, duhet pritur edhe 48 orë për ankesat e mundshme të ndonjë subjekti politik.

“Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, thotë Elezi.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tashmë ka parashtruar një ankesë e cila ka kërkuar shfuqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.

Lëvizja Vetëvendosje, me rezultatin e shënuar në zgjedhje prej 51.11%, ka siguruar 57 vende në Parlament. Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 20.19%, apo 22 vende në Kuvendin prej 120 deputetësh.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka fituar 13.23%, që i sigurojnë asaj 15 vende. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka fituar 5.50% të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë. Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe që e ka mbështetjen e Beogradit, siguron nëntë nga dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb.

Një deputet nga radhët e serbëve do ta ketë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit. Ndërkaq, të dhjetë vendet e tjera të garantuara për pakicat joserbe janë shpërndarë në disa parti dhe koalicione.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, që është edhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ai synon shpejt konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë edhe për katër vjet.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme