Bota 27 October 2025, 07:34 Nga VNA

Mbreti i Jordanisë: Trupat ndërkombëtare nuk do të duan të zbatojnë paqen në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Mbreti i Jordanisë: Trupat ndërkombëtare nuk do të duan

Mbreti Abdullah i Jordanisë ka deklaruar se vendet ndërkombëtare nuk do të pranojnë të “zbatojnë” paqen në Gaza, nëse kjo kërkohet në kuadër të planit të armëpushimit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas planit 20-pikësh të Trumpit, shtetet arabe dhe partnerët ndërkombëtarë do të angazhonin forca stabilizuese që “do të trajnojnë dhe mbështesin policinë palestineze në Gaza”, duke u konsultuar me Jordaninë dhe Egjiptin që kanë përvojë në këtë fushë. Ndërkohë, grupi Hamas do të duhet të çarmatoset dhe të heqë dorë nga kontrolli politik i territorit.

“Pyetja është: cili do të jetë mandati i forcave të sigurisë në Gaza? Ne shpresojmë të jetë paqeruajtës, sepse nëse bëhet fjalë për ‘zbatim të paqes’, askush nuk do të dëshirojë të përfshihet,” tha Mbreti Abdullah në një intervistë ekskluzive për BBC Panorama.

Ai shtoi se Jordania dhe Egjipti janë të gatshëm të trajnojnë forcat palestineze të sigurisë, por theksoi se ky proces kërkon kohë.

“Paqeruajtja nënkupton të mbështesësh policinë lokale palestineze, por jo të patrullosh i armatosur në rrugët e Gazës. Asnjë vend nuk do të donte të përfshihej në një situatë të tillë,” shtoi ai.

Komentet e monarkut pasqyrojnë shqetësimin e SHBA-së dhe vendeve të tjera për rrezikun e përfshirjes në një konflikt të vazhdueshëm mes Hamasit dhe Izraelit, apo midis Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze.

Mbreti Abdullah theksoi gjithashtu se Jordania nuk do të dërgojë trupa në Gaza, pasi “është shumë e afërt politikisht” me këtë çështje. Më shumë se gjysma e popullsisë së Jordanisë është me origjinë palestineze, ndërsa vendi ka strehuar mbi 2.3 milionë refugjatë palestinezë ndër vite — numri më i madh në rajon.

I pyetur nëse i beson Hamasit për t’u tërhequr nga roli politik në Gaza, ai u përgjigj:

“Unë nuk i njoh personalisht, por ata që bashkëpunojnë ngushtë me ta – Katari dhe Egjipti – janë shumë optimistë se ata do t’i përmbahen këtij zotimi.”

“Po nuk e zgjidhëm këtë çështje, nëse nuk gjejmë një të ardhme për izraelitët dhe palestinezët, dhe një marrëdhënie mes botës arabe, myslimane dhe Izraelit, atëherë jemi të dënuar,” shtoi Mbreti Abdullah.

Jordania ka qenë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të dërguar ndihma humanitare në Gaza dhe për të evakuuar fëmijë të plagosur e të sëmurë. Vetë Mbreti ka kryer tre fluturime mbi territor, duke hedhur ndihma me parashutë.

“Pamja nga ajri ishte tronditëse,” tha ai. “Shkatërrimi në atë pjesë të Gazës ishte i pabesueshëm. Është e pakuptueshme si bashkësia ndërkombëtare e lejon këtë të ndodhë.”

Mbreti Abdullah i kërkoi Presidentit Trump ndihmë për evakuimin e 2,000 fëmijëve palestinezë të sëmurë rëndë nga Gaza — një nismë që Trump e quajti “gjest i bukur”. Deri tani, 253 fëmijë janë dërguar për trajtim në Jordani, ndërsa gjithsej mbi 5,000 janë evakuuar drejt Egjiptit, Emirateve të Bashkuara dhe Katarit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 15,000 banorë të Gazës ende presin evakuim, mes tyre rreth 3,000 fëmijë. Procesi është përshkruar si “jashtëzakonisht i ngadaltë”, për shkak të kontrolleve të detyrueshme të sigurisë nga Izraeli dhe vendet pritëse.

Grupi ushtarak izraelit që mbikëqyr ndihmat për Gazën, Cogat, deklaron se i kushton “rëndësi të madhe” ndihmës humanitare dhe lehtësimit të evakuimeve mjekësore, por thekson domosdoshmërinë e kontrolleve të sigurisë për ata që kalojnë përmes territorit izraelit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme