Bota 19 February 2026, 13:16 Nga VNA

Mbreti Charles reagon për arrestimin e vëllait të tij: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë

Ndaje në Whatsapp

Mbreti Charles reagon për arrestimin e vëllait të tij:

Mbreti i Anglisë, Charles III, ka reaguar pas lajmeve që vëllai i tij, tashmë ish-Princi Andrew, është arrestuar.

“Me shqetësimin më të thellë mësova lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse.

Në këtë drejtim, siç e kam thënë edhe më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të përzemërt.

Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet.

Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej për këtë çështje. Ndërkohë, unë dhe familja ime do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë ndaj jush të gjithëve.

Charles R”, thotë Mbreti në reagimin e tij.

Mbreti Charles reagon për arrestimin e vëllait të tij:

Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Wndsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të detyrës në një funksion publik.

Hetimet ndaj ish-princit nisën pas publikimit të materialeve nga dosja Epstein, që hodhën dritë për marrëdhëniet e tij me pedofilin.

Kryeministri Keir Starmer ishte një nga figurat e fundit të nivelit të lartë që ushtroi presion mbi Andrew, duke bërë thirrje që ai të dëshmojë zyrtarisht për lidhjet e tij.

Në një rast ish-princi Andrew dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e të ndjerit.

Në një letër të publikuar si pjesë e pjesës më të fundit të dosjeve të Epstein, avokatët e gruas së paidentifikuar thanë se asaj i ishin ofruar 10,000 dollarë për të kërcyer dhe se pasi ajo performoi, Epstein dhe Mountbatten-Windsor kishin kërkuar marrëdhënie seksuale në grup. 

Mbreti i Anglisë, Charles III, ka reaguar pas lajmeve që vëllai i tij, tashmë ish-Princi Andrew, është arrestuar.

“Mësova me shqetësim të thellë lajmin për arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për shpërdorim të detyrës në një funksion publik. Tani vjen një proces i plotë, i ndershëm dhe i drejtë, përmes të cilit çështja hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet e duhura.

Për këtë, siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tim të plotë.

Po e them qartë: drejtësia duhet të bëjë punën e vet.

Teksa ky proces vijon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej për këtë çështje.

Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vijojmë detyrën dhe shërbimin ndaj jush. Charles R”, thotë Mbreti në reagimin e tij.

Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Wndsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të detyrës në një funksion publik.

Hetimet ndaj ish-princit nisën pas publikimit të materialeve nga dosja Epstein, që hodhën dritë për marrëdhëniet e tij me pedofilin.

Kryeministri Keir Starmer ishte një nga figurat e fundit të nivelit të lartë që ushtroi presion mbi Andrew, duke bërë thirrje që ai të dëshmojë zyrtarisht për lidhjet e tij.

Në një rast ish-princi Andrew dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e të ndjerit.

Në një letër të publikuar si pjesë e pjesës më të fundit të dosjeve të Epstein, avokatët e gruas së paidentifikuar thanë se asaj i ishin ofruar 10,000 dollarë për të kërcyer dhe se pasi ajo performoi, Epstein dhe Mountbatten-Windsor kishin kërkuar marrëdhënie seksuale në grup. 

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme