Bota 7 November 2025, 21:37 Nga VNA

Mbi 2000 fluturime në SHBA preken nga mbyllja e qeverisë federale – FAA urdhëron ulje të trafikut ajror

Ndaje në Whatsapp
Mbi 2000 fluturime në SHBA preken nga mbyllja e qeverisë federale

 

Më shumë se 2000 fluturime në SHBA janë anuluar ose vonuar pas vendimit të Administratës Federale të Aviacionit (FAA) për të reduktuar trafikun ajror, si pasojë e mbylljes së qeverisë federale.

Reduktimi, që fillon me 4% dhe mund të arrijë deri në 10% javën e ardhshme, synon të ulë ngarkesën mbi kontrollorët e trafikut ajror, të cilët po punojnë pa pagesë.

Masat pritet të prekin deri në 4000 fluturime në ditë, përfshirë aeroportet kryesore në Atlanta, Chicago, Houston, Los Angeles, Denver dhe Newark. Kjo ndodh vetëm pak javë para Ditës së Falënderimeve, periudhës më të ngarkuar të udhëtimeve në SHBA.

Linjat ajrore si Delta dhe United Airlines po ofrojnë rimbursime dhe ndryshime falas për pasagjerët e prekur. Delta ka deklaruar se ka përfunduar anulimet e detyruara për fundjavën dhe po ofron fleksibilitet shtesë.

Në terren, pasagjerët përballen me vonesa mesatare prej rreth 61 minutash, megjithëse procesi i sigurisë po ecën më mirë se pritej.

Ndërkohë, në Senatin amerikan po diskutohen masa për t’u paguar punonjësve nevojat esencialë, përfshirë kontrollorët e trafikut ajror, për të zbutur pasojat e mbylljes së qeverisë që ka hyrë në ditën e saj të 38-të.

Deri në mesditën e së premtes janë raportuar:

855 fluturime të anuluara

2,301 fluturime të vonuara

Kryesisht në New York, Chicago, Los Angeles, Houston dhe Atlanta.

 

Udhëtimet në prag të Ditës së Falënderimeve

Këto anulime ndodhin vetëm disa javë para periudhës më të ngarkuar të udhëtimeve në SHBA, me rastin e Ditës së Falënderimeve, që këtë vit bie më 27 nëntor. Tradicionalisht, kjo festë karakterizohet nga aeroporte të mbushura dhe autostrada të bllokuara, ndërsa miliona qytetarë udhëtojnë për të vizituar familjarët.

Vendimi i qeverisë për të reduktuar kapacitetin e fluturimeve pritet ta shtojë stresin dhe vonesat në këtë periudhë festive. Deri të premten e ardhshme, pritet të ketë deri në 4,000 më pak fluturime çdo ditë, që do të prekin aeroportet e mëdha si Atlanta, Newark, Denver, Chicago, Houston dhe Los Angeles. Ende nuk dihet nëse do të ketë anulime shtesë pas kësaj periudhe.

Situata në terren

Gazetarja Blanca Estrada, që raportonte nga Aeroporti Ndërkombëtar O’Hare në Chicago, tha se megjithëse ka më pak staf të sigurisë (TSA), procesi i kontrollit po zhvillohet më shpejt se pritej.

Megjithatë, vonesat në portat e imbarkimit po shkaktojnë pakënaqësi mes pasagjerëve, të cilët po përballen me vonesa mesatare prej rreth 61 minutash, sipas faqes zyrtare të FAA-së.

“Pavarësisht situatës, shumica e udhëtarëve duken të kuptueshëm dhe shpresojnë që fluturimi i tyre të niset sipas orarit,” raportoi ajo.

Delta Airlines: “Anulimet e detyruara janë përfunduar”

Kompania Delta Airlines njoftoi se ka përfunduar tashmë të gjitha anulimet e kërkuara nga FAA për fundjavën. “Po ofrojmë fleksibilitet shtesë për klientët që udhëtojnë drejt, nga ose përmes tregjeve të prekura,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Pasagjerët do të kenë mundësi të ndryshojnë, anulojnë ose rimbursojnë fluturimet pa penalitete, ndërsa kompania premton njoftime të hershme për çdo ndryshim orari.

Përpjekjet në Senat për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Ndërkohë, në Washington DC, Senati amerikan po përpiqet të gjejë një zgjidhje për krizën që ka çuar në mbylljen më të gjatë të qeverisë në historinë e SHBA-së – tashmë në ditën e 38-të.

Kreu i shumicës në Senat, John Thune, ka kërkuar nga anëtarët e dhomës që të qëndrojnë në kryeqytet gjatë fundjavës, për të përshpejtuar votimin e një projektligji që do të garantojë pagesat për punonjësit esencialë, përfshirë kontrollorët e trafikut ajror, ushtarakët dhe kontraktorët civilë.

Projektligji është propozuar nga senatori republikan Ron Johnson dhe ka marrë mbështetje dypartiake.

Bilanci aktual i anulimeve dhe vonesave

Deri në mesditën e së premtes (sipas orës së bregut lindor), janë regjistruar 855 fluturime të anuluara dhe 2,301 fluturime të vonuara në të gjithë vendin.

Aeroportet më të prekura përfshijnë ato në New York, Chicago, Los Angeles, Houston dhe Atlanta, ndërsa linjat ajrore po përpiqen të riprogramojnë pasagjerët në fluturime alternative.

 

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme