Bota 2 August 2025, 10:06 Nga VNA

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Reagon qeveria italiane pas vendimit të Gjykatës së BE: Ndërhyrje e papranueshme në sovranitetin kombëtar

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Reagon qeveria

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për të vënë theksin mbi nevojën për kontroll gjyqësor efektiv në përcaktimin e “vendeve të sigurta të origjinës” ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria italiane.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar nga Palazzo Chigi (qeveria italiane) dhe e shpërndarë nga kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetet sociale, vendimi u cilësua si një tjetër shembull i “uzurpimit të kompetencave politike nga ana e drejtësisë evropiane”.

“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhet në komunikatën zyrtare.

“Gjykata e BE i jep fuqi një gjyqtari të thjeshtë kombëtar për të vendosur jo mbi një rast të veçantë, por mbi një segment të tërë të politikës së emigracionit, siç është lista e vendeve të sigurta“, thuhet më tej.

Sipas ekzekutivit italian, vendimi i Luksemburgut përbën një kërcënim serioz ndaj kapacitetit të shteteve për të menaxhuar emigracionin, duke u bazuar në një interpretim juridik që “nuk merr parasysh realitetin e presionit migrator”.

Deklarata e qeverisë thekson se vendimi “dobëson politikat e kontrollit të emigracionit të paligjshëm në masë dhe mbrojtjes së kufijve kombëtarë”, duke e quajtur të papranueshme që një vendim i tillë të mbështetet “madje edhe mbi burime private, në vend të analizave të plota të bëra nga ministritë përkatëse dhe të miratuara nga Parlamenti”.

Vendimi i Gjykatës vjen pas ankesës së paraqitur nga Gjykata e Romës, në lidhje me dy azilkërkues nga Bangladeshi, të cilët u dërguan në një qendër pritjeje në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e migrantëve jashtë territorit italian.

Azilkërkuesit u përfshinë në një procedurë të përshpejtuar dhe u refuzuan, me argumentin se Bangladeshi është shpallur vend i sigurt. Gjykata e BE vendosi se kjo përcaktim nuk mund të mbështetet vetëm në një ligj të miratuar nga qeveria, nëse mungojnë të dhëna të verifikueshme, të aksesueshme dhe të kontrollueshme nga gjyqësori.

Në reagimin e saj, qeveria lë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga linja e ndjekur deri më tani. “Për dhjetë muajt që na ndajnë nga hyrja në fuqi e Paktit të ri Evropian për Migracionin dhe Azilin,” thuhet në deklaratë, “qeveria nuk do të ndalet së kërkuari çdo zgjidhje teknike dhe ligjore për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve italianë”.

Qeveria e konsideron “të çuditshme” që një vendim me një ndikim të tillë të merret “pikërisht në prag të hyrjes në fuqi të rregullave të reja të BE-së, të cilat vetë përcaktojnë kritere më të rrepta për identifikimin e vendeve të sigurta”.

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme