Bota 4 March 2026, 15:12 Nga VNA

Macron: Sulmet ndaj Iranit jashtë së drejtës ndërkombëtare, Franca nuk mund t’i miratojë

Ndaje në Whatsapp

Macron: Sulmet ndaj Iranit jashtë së drejtës

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, të cilat nisën të shtunën dhe sipas raportimeve çuan edhe në vrasjen e liderit suprem të vendit, janë kryer “jashtë së drejtës ndërkombëtare”. Ai theksoi se Franca nuk mund t’i miratojë këto veprime.

Në një fjalim në televizionin kombëtar, Macron megjithatë e akuzoi Iranin për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. Qëndrimi i tij kritik ndaj sulmeve mund të krijojë tensione me Shtetet e Bashkuara.

Debati në Europë është ndezur edhe pas vendimit të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez për ta cilësuar luftën të paligjshme dhe për të ndaluar përdorimin e bazave spanjolle nga avionët amerikanë për operacione kundër Iranit. Ky vendim e shtyu presidentin amerikan Donald Trump të kërcënojë me ndërprerje të tregtisë me Spanjën.

Ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz nuk e mbrojti publikisht Sánchez gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë ku Trump bëri kërcënimin, Macron duket se po afrohet më shumë me qëndrimin e Spanjës për paligjshmërinë e luftës.

Presidenti francez paralajmëroi se konflikti mund të zgjasë dhe nuk ka një fund të dukshëm. Sipas tij, sulmet ndaj Iranit mund të vazhdojnë për të dobësuar kapacitetin e kundërsulmit të Teheranit, ndërsa Irani pritet të vazhdojë goditjet në rajon.

Për të mbrojtur interesat franceze në Lindjen e Mesme, Macron njoftoi dislokimin në Mesdhe të aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle, së bashku me avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Ai konfirmoi gjithashtu se Franca ka dërguar sisteme kundërraketë në Qipro dhe theksoi se Parisi duhet të respektojë angazhimet e mbrojtjes me aleatë si Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të vendosur rreth 800 ushtarë francezë.

Macron bëri të ditur gjithashtu se dronë iranianë goditën të dielën një bazë detare franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe, pa shkaktuar të lënduar. Ndërkohë, avionët luftarakë francezë kanë kryer patrullime mbi Emiratet për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme