Bota 24 August 2025, 18:59 Nga VNA

“Lufta për liri vazhdon”, Zelensky në Ditën e Pavarësisë: Ukraina nuk ka fituar ende, por nuk ka humbur

Ndaje në Whatsapp
“Lufta për liri vazhdon”, Zelensky në Ditën e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua se vendi i tij do të vazhdojë luftën për liri dhe pavarësi, ndërsa qytetarët ukrainas shënuan përvjetorin e shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik, më 24 gusht.

Në një mesazh drejtuar kombit, Zelensky theksoi se Ukraina do të luftojë derisa të arrihet një “paqe e drejtë”, ku, sipas tij, “e ardhmja jonë do të vendoset vetëm nga ne”. “Ukraina nuk ka fituar ende, por sigurisht që nuk ka humbur,” shtoi ai.

Deklaratat e Presidentit vijnë ndërsa Moska akuzon Kievin për sulme me dron ndaj infrastrukturës energjetike, përfshirë një incident të regjistruar në centralin bërthamor të Kurskut, në perëndim të Rusisë. Zjarri që shpërtheu në një transformator u vu nën kontroll pa shkaktuar lëndime, ndërsa autoritetet konfirmuan se nivelet e rrezatimit mbetën brenda kufijve normalë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike – u shpreh e informuar mbi incidentin, duke ritheksuar thirrjen për mbrojtje të vazhdueshme të të gjitha strukturave bërthamore. Drejtori i saj i përgjithshëm deklaroi: “Çdo objekt bërthamor duhet të mbrohet në çdo moment.”

Në Kiev, atmosfera gjatë Ditës së Pavarësisë ishte solemne, por e vendosur. Festimet u zhvilluan pranë Katedrales së Shën Sofisë, ku krahas Presidentit Zelensky mori pjesë edhe Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney. Ai rikonfirmoi mbështetjen e Kanadasë për Ukrainën, duke premtuar një paketë ndihme ushtarake me vlerë mbi 1 miliard dollarë kanadezë, përfshirë dronë, municione dhe mjete të blinduara. “Kanadaja do të qëndrojë gjithmonë krah për krah me Ukrainën,” theksoi Carney.

Gjatë ceremonisë, i dërguari amerikan Keith Kellogg u nderua me Urdhrin e Meritës – shkalla e parë, për mbështetjen e ofruar ndaj Ukrainës. Pas fjalës falënderuese të Zelensky-t, Kellogg deklaroi: “Ne do ta bëjmë që kjo të funksionojë.”

Kreu i kabinetit presidencial ukrainas, Andriy Yermak, shkroi në Telegram: “Në këtë ditë të veçantë – Ditën e Pavarësisë së Ukrainës – është veçanërisht e rëndësishme për ne të ndjejmë mbështetjen e miqve tanë. Dhe Kanadaja ka qëndruar gjithmonë pranë nesh.”

Po ashtu, Zelensky ndau me qytetarët një mesazh ngushëllues dhe motivues nga Mbreti Charles, i cili vlerësoi “shpirtin e pathyeshëm të popullit ukrainas”, duke uruar bashkëpunim të mëtejshëm për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Presidenti ukrainas përfundoi: “Fjalët e Mbretit janë një frymëzim i vërtetë për popullin tonë në këto kohë të vështira.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme