Bota 10 March 2026, 09:12 Nga VNA

Lufta me Iranin. Të paktën 191 izraelitë të plagosur në 24 orët e fundit

Ndaje në Whatsapp
Lufta me Iranin. Të paktën 191 izraelitë të plagosur në

Në 24 orët e fundit, 191 izraelitë janë plagosur dhe janë dërguar në spital si pasojë e konfliktit me Iranin. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, e cila thekson se mes të plagosurve ka si civilë, ashtu edhe ushtarë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, nga personat që po marrin trajtim në spitale:
• 1 person është në gjendje kritike,
• 3 në gjendje të rëndë,
• 2 në gjendje të moderuar,
• ndërsa 172 janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se që nga fillimi i luftës me Iranin janë dërguar në spital gjithsej 2.339 persona, nga të cilët 95 vazhdojnë të jenë ende të shtruar për trajtim.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme