Bota 10 March 2026, 09:10 Nga VNA

Lufta Izrael-SHBA kundër Iranit godet edhe Gazën: çmimet e ushqimeve rriten ndjeshëm, banorët vrapojnë drejt tregjeve

Ndaje në Whatsapp
Lufta Izrael-SHBA kundër Iranit godet edhe Gazën: çmimet e

Banorët e Gazës po nxitojnë sërish drejt tregjeve për të blerë çfarëdo ushqimi që mund të përballojnë, ndërsa lufta rajonale që përfshin Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Iranin po shkakton tronditje të reja në një territor që prej kohësh varet nga ndihmat humanitare dhe nga rrugë shumë të brishta furnizimi.

Sipas banorëve dhe tregtarëve lokalë, çmimet janë rritur ndjeshëm brenda pak ditësh, ndërsa disa produkte bazë janë bërë të rralla ose kanë zhdukur fare nga tregu.

Gazetari i Al Jazeera në Gaza City, Hani Mahmoud, raportoi se përshkallëzimi i fundit i konfliktit po ndihet menjëherë nga popullsia përmes mungesës së furnizimeve dhe kufizimeve në pikat kufitare.

Në tregjet lokale, shumë njerëz po përpiqen të sigurojnë ushqime para se rezervat të pakësohen edhe më shumë, nga frika se ajo që gjendet sot në treg mund të mos jetë më nesër.

Kjo pasiguri lidhet me varësinë e Gazës nga pikat kufitare me Izraelin dhe Egjiptin. Pothuajse të gjitha ushqimet, karburanti, ilaçet dhe mallrat bazë hyjnë në territor me kamionë. Kur këto pika kufitare mbyllen ose funksionojnë me kapacitet të reduktuar, pasojat ndihen shpejt në tregje, spitale dhe sistemin e ujit.

Izraeli mbylli kalimet kufitare të Gazës më 28 shkurt, në momentin kur forcat izraelite dhe amerikane nisën sulmet ndaj Iranit, duke ndërprerë hyrjen e ndihmave humanitare dhe evakuimin e pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë territorit.

Më vonë u rihap për hyrje të kufizuar ndihmash kalimi Karem Abu Salem (Kerem Shalom), por qasja mbetet shumë e kufizuar. Ndërkohë kalimi Rafah me Egjiptin vazhdon të jetë i mbyllur, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë se sasia e ndihmave që hyn aktualisht është shumë më e ulët nga sa kërkohet.

Drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Mesdheun Lindor, Hanan Balkhy, deklaroi se aktualisht në Gaza hyjnë rreth 200 kamionë ndihma në ditë, ndërkohë që për të mbuluar nevojat e popullsisë nevojiten rreth 600 kamionë çdo ditë.

Ajo shtoi se rreth 18 mijë persona, përfshirë fëmijë të plagosur dhe pacientë me sëmundje kronike, janë ende në pritje për t’u evakuuar për trajtim mjekësor jashtë Gazës.

Ndërkohë, në tregje po shihet qartë rritja e çmimeve. Një kilogram domate, që një muaj më parë kushtonte rreth 1.5 dollarë, tani po shitet gati 4 dollarë. Edhe kastravecat dhe patatet janë shtrenjtuar ndjeshëm, duke e bërë ushqimin e freskët të papërballueshëm për shumë familje.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme