Bota 19 March 2026, 21:37 Nga VNA

Lufta godet Pazarin e Madh të Teheranit, çmimet rriten dhe dyqanet mbyllen

Ndaje në Whatsapp
Lufta godet Pazarin e Madh të Teheranit, çmimet rriten dhe dyqanet

Pas afro tre javësh lufte në Iran, rrugicat zakonisht të mbushura me njerëz të Pazarit të Madh në Teheran janë goditur rëndë: shumë dyqane janë mbyllur dhe çmimet janë rritur ndjeshëm, duke rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve që prej vitesh përballen me pasojat e sanksioneve ekonomike.

Periudha para Vitit të Ri Persian dhe festës së Fitër Bajramit zakonisht shënon kulmin e aktivitetit tregtar, me tregtarë që finalizojnë marrëveshje dhe familje që blejnë dhurata. Megjithatë, këtë vit, ndonëse ka ende njerëz që shëtisin në pazar, numri i blerësve është dukshëm më i ulët.

"Si mund të përballojmë të blejmë diçka?” – thotë Nisrin, 40 vjeçe, e cila kërkonte në pak dyqanet e hapura për të blerë rroba për fëmijët e saj. Ajo kujton me nostalgji vitet e mëparshme, kur familjet blinin lirshëm për festat, një realitet që sot duket i paarritshëm edhe për shtresën e mesme.

Me një pagë mujore rreth 130 dollarë nga puna në një klinikë dentare, Nisrin arrinte më parë të siguronte disa blerje për familjen, përveç ushqimeve dhe nevojave bazë. Por, sipas saj, “lufta ndryshoi gjithçka”.

Nën bombardimet intensive nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shkaktuar viktima të shumta, përfshirë figura të larta shtetërore, autoritetet iraniane nuk kanë publikuar të dhëna të reja ekonomike që nga fillimi i sulmeve më 28 shkurt.

Megjithëse disa biznese dhe institucione shtetërore vijojnë të funksionojnë, tregtarët dhe qytetarët raportojnë një ndikim të menjëhershëm ekonomik. Ata theksojnë se çmimet janë rritur edhe më shumë se norma e inflacionit prej 36% që karakterizoi pjesën më të madhe të vitit 2025.

Bizneset në vështirësi

Pazari i Madh i Teheranit, një nga qendrat kryesore tregtare dhe ekonomike të vendit, përfshin një rrjet të gjerë dyqanesh dhe magazinash, të ndara sipas sektorëve si veshje, ushqime, erëza, qilima dhe elektronikë. Lufta nuk ka ndikuar vetëm ekonomikisht, por ka shkaktuar edhe dëme fizike. Disa ndërtesa janë goditur nga sulmet ajrore, ndërsa tregtarët paralajmërojnë për rrezikun e shembjeve në zona të caktuara.

Pouria Rahbar-Yektashenais, pronar i një dyqani veshjesh prej 14 vitesh, shprehet se biznesi i tij sapo kishte filluar të rimëkëmbej nga një krizë e gjatë ekonomike përpara nisjes së luftës.

“Gjithçka u shemb,” thotë ai, duke shtuar se u detyrua ta mbyllte dyqanin për dy javë nga frika e sulmeve. Edhe pse e ka rihapur, situata mbetet e rëndë: shumë dyqane janë ende të mbyllura dhe rrugicat janë pothuajse bosh.

Lufta po thellon më tej krizën ekonomike në Iran, duke goditur drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionimin e një prej qendrave më të rëndësishme tregtare të vendit.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme