Bota 7 August 2025, 21:08 Nga VNA

Libani miraton planin amerikan për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit

Ndaje në Whatsapp
Libani miraton planin amerikan për çarmatosjen e Hezbollahut deri

Qeveria e Libanit ka miratuar objektivat kryesorë të një plani të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, që synon çarmatosjen e Hezbollahit deri më 31 dhjetor 2025 dhe tërheqjen graduale të trupave izraelite nga territori libanez. Këtë e bëri të ditur ministri libanez i Informacionit, Paul Morcos, pas mbledhjes së kabinetit, duke theksuar se plani nuk është diskutuar në detaje, por vetëm në parim.

Sipas burimeve politike, përfaqësuesit e Hezbollahit dhe aleatët shiitë braktisën mbledhjen në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi.

Plani amerikan, i paraqitur nga emisari i Uashingtonit për rajonin, Tom Barrack, parashikon katër faza që përfshijnë:

Dekret të menjëhershëm për çarmatosjen e Hezbollahit,

Shtrirjen e kontrollit të shtetit mbi të gjitha armët,

Tërheqjen izraelite nga pesë pozicione në jug të Libanit,

Zgjidhjen e çështjes së të burgosurve dhe

Caktimin përfundimtar të kufijve me Izraelin dhe Sirinë.

Faza përfundimtare e planit përfshin çmontimin e armëve të rënda të Hezbollahit, përfshirë raketat dhe dronët, si dhe organizimin e një konference ekonomike ndërkombëtare nga SHBA, Arabia Saudite, Franca, Katari dhe vende të tjera për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Libanit.

Plani vjen në një moment tensioni në rritje mes Izraelit dhe Hezbollahit, si dhe shqetësimesh për rrezikun e një konflikti më të gjerë në rajon. Deri tani, as Izraeli dhe as Hezbollah nuk kanë dhënë komente zyrtare për këtë propozim amerikan.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme