Bota 19 February 2026, 21:37 Nga VNA

Laura Pausini si prezantuese nga Sanremo: “Nuk do të lejoj askënd të ma prishë këtë moment unik”

Ndaje në Whatsapp
Laura Pausini si prezantuese nga Sanremo: “Nuk do të lejoj

Këngëtarja italiane Laura Pausini ka mbërritur në Sanremo dhe, përpara nisjes së aventurës së saj si bashkëprezantuese përkrah Carlo Contit, ka ndarë një mesazh të gjatë dhe emocional me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Mungon shumë pak nga ajo që do të jetë aventura më e çmendur profesionale e jetës sime: të martën, më 24 shkurt, në Rai Uno nis Sanremo. Festivali i muzikës italiane ka qenë pagëzimi im kur isha vetëm 18 vjeç dhe këtë vit do të rikthehem për herë të parë si prezantuese, falë bujarisë së Carlo Contit, Rai-t, fjalëve të Pippo Baudos marsin e kaluar dhe edhe pak besimit në vetvete pas 33 vitesh që mësoj këtë profesion të mrekullueshëm dhe të çuditshëm”, shkruan Pausini.

Ajo e cilëson vitin 2026 si një vit të veçantë për të, mes projekteve të shumta, një turneu të gjatë ndërkombëtar dhe publikimit të “Io Canto 2”, një projekt kushtuar muzikës italiane.

Por këngëtarja nuk shmang reflektimin mbi kritikat dhe komentet negative që shoqërojnë çdo edicion të festivalit.

“E njoh Festivalin që kur kam lindur, i njoh të gjitha këngët, prezantuesit, skenografitë… dhe e di sa shumë fjalë shkruhen çdo herë, fjalë që do t’i shoh edhe pranë emrit tim: e bukur dhe e shëmtuar, simpatike dhe antipatikë, e aftë dhe e paaftë, do të jem shumë dhe shumë pak, e drejtë dhe e gabuar… Do të jem edhe shumë gjëra të mira dhe shumë të pavërteta. E di këtë që nga dita e parë që u bëra këngëtare”, shprehet ajo.

Fituesja e Sanremos në vitin 1993 me këngën “La solitudine” dhe një nga zërat më të njohur italianë në botë, Pausini thekson se e di mirë se kush janë njerëzit që e mbështesin prej më shumë se 30 vitesh.

“Do të përpiqem të bëj gjithçka për të mos i zhgënjyer, para së gjithash ata. Pastaj familjen time, miqtë e mi dhe veten time”, vijon ajo.

Në përmbyllje të mesazhit, artistja 51-vjeçare, fituese e gjashtë çmimeve Grammy (pesë prej tyre Latin Grammy), nënvizon përgatitjen dhe përulësinë me të cilën i qaset këtij roli të ri.

“Kam studiuar, jam përgatitur dhe edhe pse jam shumë emocionale, e di që jam gati t’i fal vetes edhe gabimet. M’u desh shumë kohë për ta mësuar këtë. Me shumë përulësi shpresoj ta meritoj këtë rol dhe nuk do të lejoj askënd të ma prishë këtë moment unik të jetës sime. Ajo që bëhet me dashuri të sinqertë nuk mund të pendohet kurrë. Ju uroj një festival emocionesh, argëtimi dhe mbi të gjitha shumë muzikë të re që së shpejti do të bëhet pjesë e së ardhmes sonë.”

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme