Bota 20 December 2025, 16:51 Nga VNA

Kush shfaqet në fotot e “dosjeve Epstein”: nga Bill Clinton te princi Andrea

Ndaje në Whatsapp

Kush shfaqet në fotot e “dosjeve Epstein”: nga Bill Clinton te

Publikimi i fundit i qindra mijëra dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara mbi çështjen Jeffrey Epstein ka rikthyer vëmendjen globale te rrjeti i gjerë i marrëdhënieve shoqërore të financierit të dënuar për krime seksuale, i cili vdiq në burg në vitin 2019. Edhe pse materiali ishte pritur prej vitesh, shumë dokumente janë publikuar me redaktime të shumta, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën reale të procesit dhe duke shkaktuar polemika politike.

Emra të njohur në dokumente dhe fotografi

Mes materialeve të publikuara gjenden fotografi dhe referenca për figura të njohura botërore, nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton te artistë të famshëm si Mick Jagger dhe Michael Jackson. Këto imazhe tregojnë praninë e tyre në rrethin shoqëror të Epstein-it, por nuk përbëjnë akuza penale ndaj tyre.

Një nga fotografitë, e ofruar nga Departamenti i Drejtësisë më 19 dhjetor 2025, tregon Bill Clinton të shoqëruar nga Michael Jackson dhe Diana Ross, në një vendndodhje të paspecifikuar. Në imazhe të tjera, Clinton shihet duke notuar në pishinë ose duke pushuar në një ambient relaksi. Ai është fotografuar disa herë me Epstein gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, përpara se financierit t’i bëheshin publike akuzat.

Kush shfaqet në fotot e “dosjeve Epstein”: nga Bill Clinton te

Clinton nuk është akuzuar kurrë nga viktimat e Epstein dhe ka deklaruar se nuk kishte dijeni për krimet e tij. Zëdhënësi i tij, Angel Ureña, ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se fokusi mbi lidhjet e Clinton-it synon të largojë vëmendjen nga marrëdhëniet e tjera politike me Epstein-in. Sipas tij, ka një dallim mes atyre që ndërprenë kontaktet para se krimet të bëheshin publike dhe atyre që vazhduan lidhjet edhe më pas.

Princi Andrea dhe polemikat

Një tjetër fotografi e përfshirë në dosje duket se tregon princin Andrea të Britanisë të shtrirë mbi këmbët e pesë vajzave, fytyrat e të cilave janë të censuruara. Në sfond shihet Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e Epstein-it, e cila është dënuar për rolin e saj në këtë çështje. Epstein vetë nuk shfaqet në këtë foto.

Princi Andrea ka qenë subjekt hetimesh për vite me radhë për shkak të miqësisë së tij me Epstein-in, por ai ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje, duke deklaruar se nuk ka parë apo dyshuar kurrë për sjellje të paligjshme.

Kush shfaqet në fotot e “dosjeve Epstein”: nga Bill Clinton te

Epstein me Michael Jackson dhe figura të tjera

Në një nga imazhet e publikuara rishtazi, Jeffrey Epstein shfaqet përkrah Michael Jackson. Jackson mban veshje formale, ndërsa Epstein paraqitet me një veshje sportive. Fotografia nënvizon lidhjet e gjera të financierit me botën e argëtimit, politikës dhe biznesit.

Kush shfaqet në fotot e “dosjeve Epstein”: nga Bill Clinton te

Një tjetër imazh tregon Mick Jagger në një foto me Bill Clinton dhe një grua me fytyrë të errësuar, të veshur me rroba mbrëmjeje. Gjithashtu, ka fotografi ku Clinton, Jackson dhe Diana Ross pozonë së bashku, ndërsa shumë fytyra të tjera janë censuruar.

Kush shfaqet në fotot e “dosjeve Epstein”: nga Bill Clinton te

Zëri i hershëm i akuzave: Maria Farmer

Dosjet përfshijnë edhe dëshminë e Maria Farmer, një nga personat e parë që denoncoi Epstein-in. Ajo kishte punuar për të dhe në vitin 1996 i raportoi FBI-së se ai kishte marrë materiale personale të saj dhe kishte bërë kërkesa të papërshtatshme lidhur me fotografimin e vajzave të mitura. Emri i saj është redaktuar në dokumente, por Farmer ka konfirmuar publikisht se rrëfimi i përket asaj./Corriere della Sera

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme