Bota 7 March 2026, 20:57 Nga VNA

Kush janë kurdët dhe pse janë kaq të rëndësishëm për zhvillimet në Iran

Ndaje në Whatsapp
Kush janë kurdët dhe pse janë kaq të

Ata janë një grup etnik i Lindjes së Mesme me një popullsi të vlerësuar mes 25 dhe 45 milionë njerëz, të shpërndarë kryesisht në një zonë malore që përfshin pjesë të Turqisë, Iranit, Irakut dhe Sirisë.

Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane në fund të Luftës së Parë Botërore, fuqitë perëndimore diskutuan krijimin e një shteti kurd. Megjithatë, kjo nuk u realizua dhe territori ku jetonin kurdët u nda mes disa shteteve të reja, duke i lënë ata të shpërndarë dhe shpesh në konflikt me autoritetet qendrore.

Sot, shumica e kurdëve janë myslimanë sunitë, por komuniteti është shumë i larmishëm në aspektin kulturor, politik dhe gjuhësor. Në të gjithë rajonin, kërkesa e përbashkët e shumë kurdëve ka qenë më shumë autonomi, të drejta dhe, në disa raste, pavarësi.

Kurdët në Iran

Kurdët përbëjnë rreth 8% deri në 17% të popullsisë së Iranit, sipas vlerësimeve ndërkombëtare. Rajonet kurde në perëndim të vendit kanë një histori të gjatë të kërkesave për autonomi dhe më shumë të drejta politike e kulturore. Në vitin 1946 u krijua një shtet kurd jetëshkurtër, Republika e Mahabadit, që zgjati më pak se një vit përpara se të shpërbëhej nga forcat iraniane të Shahut.

Që nga ajo kohë, disa grupe kurde të armatosura kanë vepruar nga zonat kufitare mes Irakut dhe Iranit, duke kundërshtuar qeverinë iraniane.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, si Amnesty International, komuniteti kurd në Iran përballet shpesh me kufizime në përdorimin e gjuhës kurde në arsim, ndalimin e disa emrave kurdë në regjistrat zyrtarë dhe arrestime të aktivistëve politikë.

Kurdët në Irak

Në Irak, kurdët përbëjnë rreth 15–20% të popullsisë dhe jetojnë kryesisht në rajonin autonom të Kurdistanit, i drejtuar nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit, me kryeqytet Erbilin.

Në vitin 2017, rajoni organizoi një referendum për pavarësi, ku shumica dërrmuese votoi pro ndarjes nga Iraku. Megjithatë, qeveria në Bagdad e shpalli votimin të paligjshëm dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-të, nuk e mbështeti.

Kurdët në Siri

Në Siri, kurdët përbëjnë rreth 10% të popullsisë. Forcat kurde të përfshira në Forcën Demokratike të Sirisë kanë qenë aleate të rëndësishme të SHBA-ve në luftën kundër ISIS. Megjithatë, situata e tyre politike mbetet e paqartë pas ndryshimeve të fundit në pushtet në Siri dhe ndërhyrjeve të aktorëve rajonalë.

Kurdët në Turqi

Në Turqi jeton komuniteti më i madh kurd, rreth 20% e popullsisë së vendit. Qeveria turke ka zhvilluar për dekada një konflikt të armatosur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), një organizatë militante që kërkon krijimin e një shteti kurd. Konflikti, që nisi në vitin 1984, ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë ndër kundërshtarët më të fortë të nacionalizmit kurd në rajon.

Pse po flitet për kurdët në kontekstin e luftës me Iranin

Sipas raportimeve të mediave amerikane, CIA ka qenë në kontakt me grupe kurde iraniane dhe po shqyrton mbështetjen e tyre për të nxitur një kryengritje kundër regjimit në Iran. Një plan i tillë do të kërkonte bashkëpunimin e autoriteteve të rajonit kurd në Irak për të lejuar kalimin e armëve dhe operacioneve nga territori i tyre.

Analistët paralajmërojnë se një zhvillim i tillë mund të rrisë tensionet rajonale dhe të shqetësojë veçanërisht Turqinë, e cila e sheh forcimin e lëvizjeve kurde si një rrezik për sigurinë e saj.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme