Bota 3 January 2026, 20:43 Nga VNA

Kush është Cilia Flores, bashkëshortja e Maduros dhe “luftëtarja e parë” e socializmit venezuelian

Ndaje në Whatsapp
Kush është Cilia Flores, bashkëshortja e Maduros dhe

Së bashku me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, në orët e para të së shtunës u arrestua edhe bashkëshortja e tij dhe këshilltarja më e afërt politike, Cilia Flores. Të dy u nxorën nga rezidenca e tyre nga trupat amerikane dhe u dërguan jashtë vendit për t’u përballur me akuza për trafik droge në Shtetet e Bashkuara.

E njohur në rrethin chavist si “Cilita”, Cilia Flores ka qenë për më shumë se tre dekada partnerja politike dhe jetësore e Maduros. Në terminologjinë e lëvizjes socialiste në pushtet, ajo nuk është quajtur kurrë “Zonjë e Parë”, por “luftëtarja e parë”, një titull që synonte të shmangte, sipas chavistëve, një koncept “aristokratik”.

E lindur në vitin 1956 në Tinaquillo, në Venezuelën qendrore, Flores u rrit në lagje punëtore të Karakasit. Avokate me formim në të drejtën e punës dhe penale, ajo u përfshi herët në lëvizjen e Hugo Chávez-it, duke ofruar ndihmë ligjore për oficerët ushtarakë të arrestuar pas tentativës për grusht shteti në vitin 1992. Pikërisht në atë periudhë u njoh edhe me Maduron.

Karriera e saj politike nisi zyrtarisht në vitin 2000, kur u zgjodh deputete në Asamblenë Kombëtare. Ajo u rizgjodh në vitin 2005 dhe në vitin 2006 u bë gruaja e parë që drejtoi parlamentin venezuelian. Gjatë këtij mandati u kritikua ashpër për ndalimin e gazetarëve në seancat parlamentare dhe për punësimin e dhjetëra familjarëve, akuza që ajo i quajti fushatë shpifjeje, duke pranuar megjithatë se punësimet kishin ndodhur.

Flores mbeti një nga figurat më besnike të Chávez-it. Nga viti 2009 deri në 2011 ishte zëvendëspresidente e Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës dhe në vitin 2012 u emërua prokurore e përgjithshme. Pas vdekjes së Chávez-it, ajo konsiderohej gjerësisht si një nga figurat kyçe që ndihmoi Maduron të konsolidonte pushtetin mes përplasjeve të brendshme të chavizmit.

Edhe pse pas martesës me Maduron në vitin 2013 uli dukshëm profilin publik, analistët e kanë përshkruar shpesh si “pushteti pas fronit”. Sipas politologëve, ndikimi i saj ka qenë kryesisht prapaskenor dhe jo i institucionalizuar, çka e ka bërë të vështirë matjen e rolit real në vendimmarrje.

Emri i saj u rikthye fuqishëm në titujt e mediave në vitin 2015, kur dy nipërit e saj u arrestuan nga DEA amerikane për trafik droge. Ata u dënuan në Nju Jork dhe u liruan në vitin 2022 në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish mes Uashingtonit dhe Karakasit. Flores është sanksionuar gjithashtu nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara për lidhje me rrethin e ngushtë të pushtetit të Maduros.

Sot, Cilia Flores mbetet një figurë thellësisht polarizuese në Venezuelë. Edhe pse nuk është shquar për një agjendë feministe, ajo identifikohet ngushtë me pushtetin chavist dhe perceptohet nga opinioni publik si një njësi e pandashme politike me Maduron – një rol që e ka ndjekur deri në momentin e arrestimit të saj.

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme