Bota 19 February 2026, 22:35 Nga VNA

Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar

Ndaje në Whatsapp
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i qytetit të New York City, Zohran Mamdani, përcolli një mesazh urimi për komunitetin mysliman, duke theksuar rëndësinë e këtij muaji për reflektim, solidaritet dhe angazhim qytetar.

Gjatë një prononcimi për media, Mamdani u shpreh se Ramazani është muaji i tij i preferuar gjatë vitit. I pyetur se si ndihej në ditën e parë të agjërimit, ai u përgjigj me humor: “Aktualisht ndihem mjaft i etur”, duke theksuar megjithatë dimensionin e thellë shpirtëror që mbart kjo periudhë.

Kryetari theksoi se Ramazani shpesh perceptohet vetëm si periudhë e ndalimit të ushqimit dhe pijes nga agimi deri në perëndim të diellit, por sipas tij, ky muaj përfaqëson shumë më tepër. “Është një kohë për reflektim personal, për të ndihmuar të tjerët dhe për përmirësim shpirtëror”, deklaroi ai.

Mamdani bëri të ditur se pret të marrë pjesë në iftare dhe në aktivitete vullnetare së bashku me anëtarët e komunitetit mysliman, duke vlerësuar përkushtimin e tyre gjatë kësaj periudhe. Ai përmendi sakrificat e përditshme të besimtarëve, nga zgjimi herët për syfyr para punës, deri te angazhimet e mbrëmjes dhe çastet e iftarit.

Sipas të dhënave të Institutit për Politikë Sociale, mbi 20 për qind e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara jetojnë në New York, çka e bën qytetin një qendër të rëndësishme për këtë komunitet. Kryetari nënvizoi se takimet dhe aktivitetet gjatë Ramazanit i japin mundësinë të kuptojë më mirë nevojat dhe përditshmërinë e bashkëqytetarëve të tij myslimanë.

Në përmbyllje, Mamdani shprehu shpresën që ky muaj të sjellë paqe, reflektim dhe frymë bashkëpunimi për të gjithë qytetarët, duke theksuar se Ramazani përfaqëson një mundësi për të forcuar solidaritetin dhe kontributin pozitiv në shoqëri.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme