Bota 11 October 2025, 17:47 Nga VNA

Koreja e Veriut mban paradë ushtarake, shfaq raketën e re ndërkontinentale

Ndaje në Whatsapp
Koreja e Veriut mban paradë ushtarake, shfaq raketën e re

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri një paradë të madhe ushtarake ku u ekspozua raketa e re ndërkontinentale balistike, në prani të disa personaliteteve ndërkombëtare, raportoi të shtunën agjencia shtetërore KCNA.

Parada, e cila nisi vonë të premten, shënoi 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punës që drejton vendin dhe pasoi festimet e së enjtes.

Kryeministri kinez Li Qiang, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, si dhe kreu i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, u panë në krah të Kim-it gjatë paradës, ndërsa përfaqësues të tjerë të huaj e ndoqën nga tribuna.

Në paradën ushtarake, Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore prezantoi raketën e saj më të avancuar ndërkontinentale balistike Hwasong-20, të cilën KCNA e përshkroi si “sistemi më i fuqishëm strategjik bërthamor i vendit”.

Seria Hwasong e raketave ICBM i ka dhënë Koresë së Veriut kapacitetin për të goditur çdo pjesë të territorit amerikan, por ende ekzistojnë dyshime rreth sofistikimit të sistemit të drejtimit dhe aftësisë së kokës bërthamore për të përballuar rikthimin në atmosferë.

“Hwasong-20 përfaqëson, për momentin, kulmin e ambicieve të Koresë së Veriut për kapacitete të dorëzimit të armëve bërthamore në distanca të gjata. Duhet të presim një testim të këtij sistemi para fundit të këtij viti,” tha Ankit Panda nga Carnegie Endowment for International Peace me seli në SHBA.

“Sistemi është ndoshta i projektuar për të mbajtur disa koka lufte... Kokat e shumta do të rrisin presionin mbi sistemet ekzistuese të mbrojtjes raketore të SHBA-së dhe do të shtojnë atë që Kim e sheh si të nevojshme për të arritur një efekt real parandalues ndaj Uashingtonit.”

Armë të tjera të ekspozuara në paradë përfshinin raketa balistike hipersonike, raketa lundruese, një lloj të ri lëshuesi raketash të shumëfishta dhe një sistem për lëshimin e dronëve vetëvrasës, tha Hong Min, analist i Koresë së Veriut në Institutin Korean për Unifikim Kombëtar.

Gjatë paradës, Kim mbajti një fjalim ku shprehu “inkurajim të ngrohtë” për trupat koreano-veriore në operacione jashtë vendit, duke shtuar se heroizmi i ushtrisë së vendit nuk do të shfaqet vetëm në mbrojtjen e Koresë së Veriut, por edhe në “pikat e përparme të ndërtimit socialist,” raportoi KCNA.

“Ushtria jonë duhet të vazhdojë të rritet dhe të shndërrohet në një forcë të pathyeshme që shkatërron çdo kërcënim,” tha Kim.

Kim zhvilloi më herët të premten bisedime me Medvedevin, i cili deklaroi se sakrifica e ushtarëve koreano-veriorë që luftojnë për Rusinë në fushatën e saj ushtarake në Ukrainë është dëshmi e besimit në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas KCNA, Kim i tha Medvedevit se shpreson të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit me Rusinë dhe të angazhohet ngushtë në shkëmbime të ndryshme për të arritur qëllime të përbashkëta./Reuters

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme