Bota 12 November 2025, 20:27 Nga VNA

Kongresi amerikan publikon 23 mijë faqe dokumente Jeffrey Epstein, përfshirë email-e që përmendin Donald Trump

Ndaje në Whatsapp
Kongresi amerikan publikon 23 mijë faqe dokumente Jeffrey Epstein,

Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar 23 mijë faqe dokumente nga pasuria e financierit të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, duke sjellë sërish në qendër të vëmendjes lidhjet e tij me figura të njohura, përfshirë presidentin Donald Trump.

Demokratët në Komisionin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve publikuan fillimisht tre shkëmbime emailesh, përpara se republikanët të bënin publike një sasi shumë më të madhe materialesh. Një nga email-et e publikuara, i datës prill 2011, është dërguar nga Epstein drejt bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell, ku ai shkruan: “Dua që të kuptosh se qeni që s’ka lehur është Trump… [viktima] kaloi orë të tëra në shtëpinë time me të.”

Shtëpia e Bardhë ka reaguar menjëherë, duke thënë se “viktima” e përmendur në mesazh është e ndjera Virginia Giuffre, e cila sipas tyre ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Donald Trump “nuk ka qenë i përfshirë në asnjë shkelje”. Sekretarja për shtyp, Karoline Leavitt, i quajti akuzat “një mashtrim të fabrikuar nga demokratët për të krijuar një skandal të rremë”, ndërsa përfaqësuesit demokratë pohuan se dokumentet “godasin mbulesën e Shtëpisë së Bardhë mbi çështjen Epstein”.

Në një reagim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump akuzoi demokratët se “po përpiqen të ringjallin mashtrimin Epstein për të shmangur vëmendjen nga dështimi i tyre në menaxhimin e mbylljes së qeverisë”. Ai shtoi:

“Vetëm një republikan shumë i keq ose budalla do të binte në këtë kurth. Demokratët i kanë kushtuar vendit tonë 1.5 trilionë dollarë me sjelljen e tyre të fundit të rrezikshme. Nuk duhet të ketë asnjë devijim nga fokusi për të rihapur vendin dhe për të riparuar dëmet që ata kanë shkaktuar.”

Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Leavitt tha se dokumentet “tregojnë qartë se presidenti Trump nuk ka bërë asgjë të gabuar”, duke kujtuar se ai “e ka përjashtuar Epsteinin nga klubi Mar-a-Lago sapo ka mësuar se ai ishte një pedofil dhe një njeri i neveritshëm”.

Në një moment gjatë konferencës, një gazetar pyeti nëse Trump mendon se Andrew Mountbatten-Windsor (ish-princi Andrew) duhet të dëshmojë para Kongresit për lidhjet e tij me Epstein. Leavitt tha se “nuk e ka diskutuar ende këtë çështje me presidentin”, ndërsa e la sallën duke injoruar pyetjet e mëtejshme për skandalin.

Epstein, i cili vdiq në vitin 2019 në një qeli burgu në Nju Jork, ishte dënuar më parë për abuzim seksual me të mitura. Publikimi i ri i dokumenteve ka ndezur debate të reja mbi mënyrën se si rrjeti i tij i lidhjeve me politikanë, biznesmenë dhe figura të njohura vijon të hedhë hije mbi jetën publike amerikane.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme