Bota 3 January 2026, 20:46 Nga VNA

Kongresi amerikan kërkon sqarime për sulmin në Venezuelë, ndalohet fluturimi civil mbi Karaibe

Ndaje në Whatsapp
Kongresi amerikan kërkon sqarime për sulmin në Venezuelë,

Komiteti i Forcave të Armatosura i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po përgatit një seancë informuese për javën e ardhshme lidhur me operacionin ushtarak në shkallë të gjerë të administratës Trump në Venezuelë. Një zyrtar i komitetit i tha CNN se kryetari republikan i këtij paneli, deputeti Mike Rogers, ka zhvilluar tashmë një bisedë me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Demokratët kryesorë kanë kërkuar një informim të menjëhershëm pas sulmit. Udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, dhe ai i Senatit, Chuck Schumer, kritikuan administratën Trump për mungesë autorizimi nga Kongresi për përdorimin e forcës ushtarake.

“Administrata Trump nuk ka kërkuar autorizim nga Kongresi për përdorimin e forcës ushtarake dhe nuk e ka njoftuar siç duhet Kongresin për operacionin në Venezuelë,” deklaroi Jeffries. Ai shtoi se siguria dhe stabiliteti në rajon nuk mund të arrihen vetëm përmes forcës ushtarake, duke kujtuar përvojat e dhimbshme të SHBA-së në Irak dhe Afganistan. Sipas tij, mbeten shumë pyetje pa përgjigje dhe kërkoi prova që të “shpjegojnë dhe justifikojnë këtë përdorim të paautorizuar të forcës”. 

Në një deklaratë të veçantë, senatori Chuck Schumer tha se administrata e kishte siguruar atë në tri raste se nuk po ndiqte ndryshim regjimi dhe as veprime ushtarake në Venezuelë. “Qartazi, ata nuk po tregohen të sinqertë me amerikanët,” shtoi Schumer.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi ndalimin e fluturimeve civile amerikane në hapësirën ajrore mbi Porto Rikon dhe pjesë të Karaibeve, për shkak të rreziqeve të sigurisë të lidhura me aktivitetin ushtarak. Masa emergjente vlen për të gjitha lartësitë në Rajonin e Informacionit të Fluturimit të San Juan-it dhe përfshin linjat ajrore amerikane, operatorët komercialë dhe pilotët e certifikuar nga FAA.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi hyri në fuqi në orën 01:00 të mëngjesit të së shtunës, më 3 janar, ditën kur forcat amerikane njoftuan kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, dhe do të mbetet në fuqi deri në mesnatën e së dielës, më 4 janar. Fluturimet ushtarake dhe ato shtetërore amerikane përjashtohen nga ky ndalim dhe mund të operojnë vetëm me autorizim të posaçëm nga qeveria amerikane ose FAA.

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme