Bota 24 March 2026, 07:34 Nga VNA

Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për furnizimet globale me energji

Ndaje në Whatsapp
Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është

Gjatë një vizite në Australi, presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi nevojën urgjente për arritjen e një paqeje të negociuar që do t’i jepte fund luftës me Iranin, duke u shprehur se është “thellësisht e shqetësuar” për konfliktin në vazhdim.Duke folur në krah të kryeministrit australian Anthony Albanese në Kanberra, ajo deklaroi se është me rëndësi jetike që të gjendet një zgjidhje përmes dialogut.

“Është me rëndësi të jashtëzakonshme që të arrijmë në një zgjidhje të negociuar, e cila i jep fund armiqësive që po shohim në Lindjen e Mesme,” u shpreh von der Leyen.

Ajo shtoi se disa vende të Bashkimit Evropian po përgatiten të kontribuojnë në një mision për mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit pas përfundimit të luftës.

Sipas saj, pasojat e konfliktit po ndihen në mbarë botën, veçanërisht në rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës, duke ndikuar drejtpërdrejt te bizneset dhe shoqëritë. Ajo theksoi se ky kanal tregtar mbetet “kritik për linjat e furnizimit me energji në nivel global.”

 

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme