Bota 13 August 2025, 07:49 Nga VNA

Kërkohet hetim në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për vrasjen e gazetarit të Al Jazeera-s

Ndaje në Whatsapp
Kërkohet hetim në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Fondacioni Hind Rajab (HRF) dhe Qendra Palestinase për të Drejtat e Njeriut (PCHR) kanë dorëzuar një komunikim sipas Nenit 15 në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke kërkuar hetim për vrasjen e gazetarit të Al Jazeera-s, Anas Al-Sharif, dhe katër kolegëve të tij nga Izraeli më 10 gusht. Ngjarja është përshkruar si një “akt kriminal i pastër dhe krim lufte”.

Sipas njoftimit në faqen e HRF, fondacioni ka hetuar zinxhirin e komandës dhe vendimet operative që çuan në vrasjen e Al-Sharif, ndërsa PCHR ka dokumentuar në mënyrë të detajuar edhe rastet e tjera të gazetarëve të Al Jazeera-s të vrarë në Gaza, përfshirë Hussam Shabat, Ismail Al-Ghoul, Ahmed Al-Louh, Hamza Wael Al-Dahdouh dhe Samer Abu Daqa.


Hetimi i HRF ka identifikuar gjithashtu personat e përfshirë në sulmin ku humbën jetën edhe gazetarët Mohammed Qreiqeh, Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliwa.

Mes zyrtarëve të lartë ushtarakë izraelitë të përmendur në dosje janë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Eyal Zamir, komandanti i Forcave Ajrore Tomer Bar dhe komandanti i Komandës së Jugut Yaniv Asor. Në krye të përgjegjësisë, sipas HRF, qëndron kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Përveç lidershipit ushtarak, HRF ka përmendur edhe Avichay Adraee, anëtar i Divizionit të Medias Arabe të Njësisë së Zëdhënësit të Ushtrisë Izraelite, i cili akuzohet për një fushatë të vazhdueshme shpifjesh ndaj Al-Sharif, duke krijuar “miratim publik” për vrasjen e tij përmes pretendimeve të pabaza që e lidhin me Hamasin.

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme