Bota 16 March 2026, 20:27 Nga VNA

Kaja Kallas: BE nuk synon të zgjerojë misionin detar në Ngushticën e Hormuzit

Ndaje në Whatsapp
Kaja Kallas: BE nuk synon të zgjerojë misionin detar në

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe përshkallëzimin e tensioneve. Kallas ka ritheksuar se ministrat e Jashtëm treguan gatishmëri për të forcuar misionin detar në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, Kallas nënvizon se ata nuk synojnë që  të zgjerojnë misionin detar në Ngushticë  e Hormuzit, të paktën për momentin.

“Në diskutimet tona kishte një dëshirë të qartë për të forcuar këtë operacion, por për momentin nuk ka asnjë dëshirë për të zgjeruar operacioni”, shtoi ajo.

Kjo deklaratë e Kallas vjen pas përsëritjes së thirrjes së Trump për kombet e tjera që të mbështesin SHBA-në.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme