Bota 23 January 2026, 20:41 Nga VNA

Julio Iglesias i shpëton gjykimit në Spanjë: “Veprimet nuk ndodhën në territorin tonë”

Ndaje në Whatsapp
Julio Iglesias i shpëton gjykimit në Spanjë: “Veprimet nuk

Një gjykatë në Spanjë ka hedhur poshtë një padi për sulm dhe ngacmim seksual ndaj këngëtarit Julio Iglesias, duke argumentuar se autoritetet spanjolle nuk kanë juridiksion për të hetuar ngjarjet e dyshuara, të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Bahamas dhe Republikën Dominikane.

Padia ishte ngritur më 5 janar nga dy ish-punonjëse të artistit 82-vjeçar, të cilat pretendonin se ishin viktima të ngacmimit seksual, ndërsa njëra prej tyre kishte përshkruar për mediat episode që, sipas saj, mund të përbënin përdhunim.

Sipas zyrës së prokurorit, gjykatat spanjolle nuk mund të shqyrtojnë çështjen, pasi as paditëset dhe as Iglesias nuk janë shtetas spanjollë, nuk banojnë në Spanjë dhe incidentet e dyshuara nuk kanë ndodhur në territorin spanjoll. Gjykata sqaroi se ndërhyrja do të ishte e mundur vetëm në rast se vendet ku kanë ndodhur ngjarjet nuk do të ishin në gjendje ose të gatshme për t’i hetuar ato, gjë që nuk u konstatua në këtë rast.

Që prej daljes në publik të çështjes në mesin e janarit, Iglesias dhe përfaqësuesi i tij ligjor e kanë mbështetur mbrojtjen në mungesën e juridiksionit të gjykatave spanjolle, duke theksuar se ngjarjet e dyshuara kanë ndodhur në prona të këngëtarit në Republikën Dominikane dhe Bahamas.

Ndërkohë, dy organizata joqeveritare që asistuan paditëset sqaruan se padia ishte paraqitur në Spanjë, pasi legjislacioni spanjoll konsiderohet më i favorshëm për trajtimin e rasteve të tilla.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme