Bota 1 March 2026, 18:24 Nga VNA

Jasir Asani në Teheran gjatë bombardimeve: Jam mirë, shpresoj për paqe

Ndaje në Whatsapp
Jasir Asani në Teheran gjatë bombardimeve: Jam mirë, shpresoj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ndodhej në Teheran në momentin e bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Futbollisti, i cili aktivizohet me klubin iranian Esteghlal F.C., ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të qetësuar ndjekësit.

“Asani” bëri të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehu shpresën që situata të stabilizohet sa më shpejt.

“Përshëndetje të gjithëve! Jam mirë dhe shpresoj që edhe ju të jeni mirë, të sigurt dhe të lumtur në vendin tuaj të bukur. Shpresoj që shpejt gjithçka të kthehet në normalitet dhe të ketë paqe për të gjithë”, shkroi ai në Instagram.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme