Bota 19 March 2026, 12:23 Nga VNA

“Jam djali i fshehtë i Adriano Celentanos”, burri 55-vjeçar kërkon test ADN

Ndaje në Whatsapp

“Jam djali i fshehtë i Adriano Celentanos”, burri

Një burrë 55-vjeçar nga Roma ka pretenduar publikisht se është djali i fshehtë i këngëtarit legjendar italian Adriano Celentano, duke kërkuar verifikimin e atësisë përmes një testi ADN.

Antonio Maria Segatori e bëri deklaratën në një intervistë për revistën italiane Oggi, ku tregoi se nëna e tij, Maria Luigia Biscardi, kishte qenë këngëtare e re në vitet ’60 dhe kishte hyrë në grupin artistik “Clan Celentano”. Sipas tij, pikërisht në atë periudhë ajo kishte pasur një marrëdhënie me Celentanon.

Segatori tha se nuk kërkon asgjë tjetër përveçse të dijë të vërtetën dhe se është i gatshëm t’i drejtohet edhe gjykatës për të kërkuar një test ADN që do të përcaktonte nëse këngëtari është babai i tij biologjik.

Nga ana tjetër, Adriano Celentano reagoi me ironi në rrjetet sociale, duke mohuar pretendimin. “Më vjen keq ta them… unë nuk jam babai yt. Në fakt jam gjyshi yt”, shkroi ai.

Historia ka bërë bujë në mediat italiane dhe pritet të shihet nëse çështja do të përfundojë në një proces ligjor për të verifikuar pretendimin.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme