Bota 10 Shtator 2025, 18:59 Nga VNA

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, urdhëron evakuimin e qytetit para ofensivës

Ndaje në Whatsapp
Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit,

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 41 persona në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 12 individë që kërkonin ndihmë humanitare. Paralelisht, ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e popullsisë së qytetit Gaza përpara një ofensivë të re të planifikuar ushtarake. Sulmet ajrore janë intensifikuar ndaj qytetit, duke goditur edhe ndërtesa shumëkatëshe. Zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, publikoi një mesazh ku u kërkonte banorëve që të largohen: “Për sigurinë tuaj, merrni kohë të mbroheni ju dhe familjarët,” shoqëruar me pamje të turmave që largoheshin nga qyteti Gaza.

Prej disa javësh, Izraeli ka tentuar të shpërngulë rreth 1 milion banorë të qytetit Gaza në zonën humanitare të al-Mawasi, në jug të territorit. Megjithatë, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, deri tani vetëm rreth 50 mijë persona kanë pranuar të largohen, ndërsa pjesa tjetër refuzon, duke mos besuar premtimet izraelite për sigurinë e zonës së re.

“Në Gaza nuk ka zonë të sigurt. Rreziku është kudo,” tha për Associated Press Fawzi Muftah, një nga banorët që kundërshton shpërnguljen.

Ndërkohë, Amnesty International e ka dënuar urdhrin e evakuimit duke e cilësuar si të paligjshëm, mizor dhe një përkeqësim të kushteve genocidale ndaj palestinezëve. Drejtoresha për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Heba Morayef, deklaroi: “Urdhri për shpërngulje masive është i pamëshirshëm, i paligjshëm dhe përkeqëson kushtet genocidale që Izraeli po i shkakton palestinezëve.”

Situata humanitare është përkeqësuar ndjeshëm. Qyteti Gaza po përballet me krizë të thellë urie, për shkak të bllokadës së ndihmave nga Izraeli. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona kanë vdekur nga uria, duke e çuar në 404 numrin e përgjithshëm të viktimave nga mungesa e ushqimit në 23 muajt e fundit. Humanitarët paralajmërojnë se zhvendosja e detyruar dhe bllokada do ta rëndojnë më tej situatën, pasi al-Mawasi është tashmë e mbingarkuar dhe nuk ka kapacitete për të pritur edhe 1 milion persona të tjerë.

Në arenën ndërkombëtare, kritikat ndaj Izraelit po shtohen. Sulmi i fundit izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar është cilësuar nga shumë shtete si një shkelje e sovranitetit, duke izoluar më tej Izraelin.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin, duke theksuar: “Uria e shkaktuar nga njeriu nuk mund të jetë kurrë një armë lufte. Për fëmijët dhe për njerëzimin, kjo duhet të ndalet.” Megjithatë, nuk është e qartë nëse të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së do ta mbështesin një vendim të tillë, pasi disa vende si Gjermania dhe Hungaria janë shprehur kundër masave të mëparshme të ngjashme.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, u shpreh se thirrjet për sanksione “do të inkurajojnë Hamasin.”

Sipas shifrave të fundit, që nga fillimi i luftës në tetor 2023, më shumë se 64,600 palestinezë janë vrarë nga ofensiva izraelite, ndërsa shumë trupa të tjera vazhdojnë të mbeten nën rrënoja. 

Video

Momenti kur Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë gjatë një eventi në Universitetin e Utah Valley në Orem, Utah. Ngjarja ndodhi gjatë një seance pyetje-përgjigje me studentët, ku dëshmitarët raportuan se Kirk u qëllua afër qafës. Shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur. https://www.vna.al/bota/qellohet-me-arme-ne-qafe-aleati-i-donald-trump-i14342

Sali Berisha paralajmëron analizë për zgjedhjet dhe rezultatin… por pak më vonë se për momentin po merren me Librin e Zi të Zgjedhjeve.

Ministri i qeverisë që u rrëzua në Nepal duke u larguar nga lumi.

Protestuesit në Francë bllokuan rrugë, dogjën koshat e plehrave dhe u përplasën me policinë të mërkurën, në një aksion të quajtur “Blloko gjithçka”, kundër presidentit Emmanuel Macron, klasës politike dhe shkurtimit të buxhetit. Forcat e sigurisë, të dislokuara me dhjetëra mijëra në gjithë vendin, hoqën shpejt bllokadat, ndaj vendi nuk mbeti i paralizuar, pavarësisht përplasjeve sporadike. Rreth 300 protestues u arrestuan. Zemërimi i manifestuesve u drejtua kryesisht ndaj Macron, i cili ndodhet nën presion pas humbjes së qeverisë në parlament të hënën. Ndërkohë, presidenti emëroi si kryeministër të ri aleatin e tij të ngushtë, konservatorin Sebastien Lecornu, që mori detyrën me të njëjtin sfidë si paraardhësi: frenimin e borxhit në rritje të Francës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme