Bota 20 October 2025, 09:52 Nga VNA

Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza ka rifilluar pas sulmeve ajrore që lanë 26 të vrarë

Ndaje në Whatsapp
Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza ka rifilluar pas sulmeve

Ushtria izraelite njoftoi të dielën se armëpushimi në Rripin e Gazës është rivendosur, pasi një sulm që vrau dy ushtarë izraelitë shkaktoi një valë bombardimesh ajrore, të cilat, sipas palestinezëve, lanë të paktën 26 të vdekur. Ky është testi më serioz deri tani për armëpushimin e arritur këtë muaj.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi që ai ndërmjetësoi mbetet në fuqi, duke sugjeruar se shkeljet mund të mos jenë kryer me dijeninë e drejtuesve të Hamasit. “Mendojmë se ndoshta drejtuesit nuk janë të përfshirë,” tha Trump për gazetarët në bord të Air Force One. “Sido që të jetë… do të trajtohet ashpër, por si duhet.”

Trump shtoi se nuk ishte ende në gjendje të thoshte nëse goditjet izraelite ishin të justifikuara. “Duhet të ju kthehem më vonë për këtë,” u shpreh ai.

Një burim i sigurisë izraelite tha se furnizimet me ndihma për Gazën pritet të rifillojnë të hënën, pas presionit nga SHBA-ja, pak pasi Izraeli kishte njoftuar pezullimin e tyre në përgjigje të asaj që e quajti një shkelje “të hapur” të armëpushimit nga Hamas.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur objektiva të Hamasit në të gjithë enklavën — përfshirë komandantë në terren, persona të armatosur, një tunel dhe depot e armëve — pasi militantët kishin lëshuar një raketë antitank dhe kishin hapur zjarr ndaj trupave të saj, duke vrarë dy ushtarë.

Sipas banorëve lokalë dhe autoriteteve shëndetësore palestineze, sulmet ajrore lanë të paktën 26 viktima, mes tyre të paktën një grua dhe një fëmijë. Një nga goditjet raportohen të ketë prekur një ish-shkollë ku strehoheshin të zhvendosur në zonën e Nuseirat.

“Do të shohim se çfarë po ndodh. Duam të sigurohemi që situata me Hamasin të jetë sa më paqësore,” tha Trump.

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner pritet të udhëtojnë drejt Izraelit të hënën, sipas një zyrtari izraelit dhe një zyrtari amerikan.

Krahut të Armatosur të Hamasit deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit, nuk ishte në dijeni të përplasjeve në Rafah dhe se nuk kishte patur kontakte me grupet atje që prej muajit mars.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme