Bota 6 August 2025, 18:16 Nga VNA

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Ndaje në Whatsapp
Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim të përbashkët me revistën +972 dhe Israeli Local Call.

Raporti fillon në fund të vitit 2021, kur një pasdite, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e “Njësisë 8200” të ushtrisë izraelite, e cila ka aftësi të mëdha në sigurinë kibernetike dhe luftën kibernetike.

Zyrtari izraelit kishte një axhendë të qartë, pasi donte të transferonte një sasi të madhe materiali sekret të inteligjencës në cloud-in e kompanisë amerikane.

Takimi u zhvillua në selinë e Microsoft -it pranë Seattle-it. Komandanti i Njësisë 8200, Yossi Sariel, siguroi mbështetjen e Nadellës për një plan që do t’i jepte shërbimit të tij akses në një hapësirë të personalizuar dhe të izoluar brenda platformës Azure të Microsoft-it .

Sistemi palestinez i regjistrimit dhe ruajtjes së thirrjeve

Me kapacitetin praktikisht të pakufizuar të Azure , Njësia 8200 filloi të ndërtonte një mjet të ri, shumë ndërhyrës, për mbikëqyrjen masive . Është një sistem që regjistron dhe ruan miliona telefonata palestineze çdo ditë nga Gaza dhe Bregu Perëndimor.

Sipas raportit hetimor, sistemi i ruajtjes në cloud, i cili u vu në punë në vitin 2022, i lejon Izraelit të regjistrojë dhe të ruajë një vëllim të madh bisedash telefonike çdo ditë për periudha të gjata kohore.

Microsoft pretendon se Nadella nuk ishte në dijeni të llojit të të dhënave që agjencia izraelite planifikonte të ruante në Azure. Megjithatë, dokumentet dhe intervistat me 11 burime nga Microsoft dhe agjencitë ushtarake izraelite zbulojnë se Azure është përdorur për të ruajtur arkivin e gjerë të komunikimeve palestineze./ The Guardian/

 

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme