Bota 9 September 2025, 18:11 Nga VNA

Izraeli merr përgjegjësinë për sulmin në Doha, SHBA e dinte, OKB e dënon si shkelje flagrante të sovranitetit të Katarit

Ndaje në Whatsapp
Izraeli merr përgjegjësinë për sulmin në Doha, SHBA e

Izraeli ka marrë përgjegjësinë e plotë për sulmet e kryera në Doha. Në një deklaratë zyrtare, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu bëri të ditur se operacioni ishte i drejtuar kundër udhëheqësve kryesorë të Hamasit dhe u realizua në mënyrë tërësisht të pavarur nga forcat izraelite.

“Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesore terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit. Izraeli e nisi e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit Netanyahu.

Deklarata e Izraelit erdhi pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara mund të kishin luajtur një rol në operacion. Një zyrtar izraelit u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump “dha dritën jeshile” për sulmin.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar për BBC-në se administrata Trump ishte “njoftuar” për operacionin izraelit në Doha përpara se të ndodhte. Megjithatë, theksohet se nuk ka pasur rol direkt në ekzekutimin e tij.

Sulmi në Katar, një vend i cilësuar si aleat i madh jo-NATO për Shtetet e Bashkuara dhe ku janë të stacionuar rreth 10,000 trupa amerikane, ka ngritur pyetje të shumta në lidhje me nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së SHBA-së. Pritet që presidenti amerikan Donald Trump të flasë më vonë gjatë ditës nga Zyra Ovale, ku do të paraqitet fillimisht për një vendim lidhur me çështjet e shëndetësisë.

Ndërkohë, reagimi i parë ndërkombëtar ka ardhur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka dënuar ashpër sulmin duke e konsideruar atë si një “shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit”.

“Katari është një vend që ka luajtur një rol shumë pozitiv për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve”, deklaroi Guterres në një konferencë për shtyp, duke bërë thirrje që të gjitha palët të përmbahen nga veprime të tilla.

Ai shtoi më tej: “Të gjitha palët duhet të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm, jo për ta shkatërruar atë”.

 

 

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme