Bota 22 March 2026, 10:06 Nga VNA

Italianët votojnë sot në referendumin për reformën e drejtësisë. Si jane ndarë partitë politike?

Ndaje në Whatsapp
Italianët votojnë sot në referendumin për reformën e

Në Itali po zhvillohet një referendum për të konfirmuar ose rrëzuar reformën e drejtësisë, një votim që këtë herë nuk kërkon kuorum, çka do të thotë se rezultati do të varet kryesisht nga aftësia e palëve për të mobilizuar elektoratin.

Qendrat e votimit janë hapur sot nga ora 07:00 deri në 23:00 dhe do të rihapen nesër nga 07:00 deri në 15:00, kur do të nisë edhe numërimi i votave dhe publikimi i rezultateve të para të exit poll-eve. Në votim janë thirrur rreth 51.5 milionë qytetarë, përfshirë 5.5 milionë italianë që jetojnë jashtë vendit.

Referendumi lidhet me një reformë kushtetuese që mund të ndryshojë shtatë nene të Kushtetutës italiane. Pika më e debatueshme është ndarja e karrierave mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, një ndryshim që mbështetësit e reformës thonë se do të forcojë paanshmërinë e gjykatësit dhe do të rregullojë funksionimin e Këshillit të Lartë të Magjistraturës.

Reforma mbështetet nga partitë e qeverisë – Fratelli d’Italia, Forza Italia, Lega dhe Noi Moderati – si dhe nga disa forca opozitare si Azione dhe +Europa. Kundër saj janë rreshtuar Partia Demokratike, Lëvizja 5 Yjet dhe Aleanca e Majtë, bashkë me Shoqatën Kombëtare të Magjistratëve, sindikatën CGIL dhe organizata të tjera civile.

Mbështetësit e “po”-së argumentojnë se ndarja e karrierave do të krijojë një gjyqtar më të pavarur nga akuza dhe mbrojtja, ndërsa kritikët paralajmërojnë se reforma mund të dobësojë pavarësinë e magjistraturës dhe të ndryshojë balancën e sistemit gjyqësor.

Në të kaluarën, Italia ka zhvilluar disa referendume të rëndësishme kushtetuese. Në vitin 2001 u miratua reforma e Titullit V, në 2006 dhe 2016 votuesit rrëzuan ndryshime të mëdha kushtetuese, ndërsa në 2020 u miratua me shumicë të madhe reduktimi i numrit të parlamentarëve.

Fushata për këtë referendum është shoqëruar me tensione politike. Madje edhe gjatë heshtjes zgjedhore, zëvendëskryeministri Matteo Salvini publikoi në rrjetet sociale një mesazh të qartë në mbështetje të votës “po”, duke shkaktuar reagime dhe kritika nga kundërshtarët e reformës.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme