Bota 13 March 2026, 16:20 Nga VNA

Italia: “Nuk jemi në luftë dhe nuk do të hyjmë në luftë”

Ndaje në Whatsapp

Italia: “Nuk jemi në luftë dhe nuk do të hyjmë në

Italia nuk është në luftë dhe nuk ka ndërmend të hyjë në konflikt. Ky ishte mesazhi i dalë nga mbledhja e Këshillit Suprem të Mbrojtjes, i drejtuar nga Presidenti Sergio Mattarella, ku u riafirmua linja e shprehur më parë në Parlament nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Duke iu referuar nenit 11 të Kushtetutës, i cili refuzon luftën si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, Italia theksoi se është e angazhuar të mbështesë çdo përpjekje që rikthen në plan të parë rrugën negociuese dhe diplomatike.

Këshilli shprehu gjithashtu shqetësim të madh për luftën në Iran dhe për efektet destabilizuese që mund të shkaktojë në rajon, përfshirë rrezikun e kërcënimeve hibride dhe veprimeve të organizatave terroriste.

Në deklaratë u theksua edhe frika për përhapjen e konflikteve, veçanërisht në zonën e Mesdheut dhe në Lindjen e Mesme, ku Italia ka interesa strategjike të rëndësishme.

Autoritetet italiane i kërkuan gjithashtu Izraelit të shmangë reagimet disproporcionale ndaj veprimeve të Hezbollahut, të cilat u cilësuan gjithsesi si të papranueshme. Ndërkohë, u konsideruan “të papranueshme” edhe sulmet izraelite ndaj kontingjentit të UNIFIL-it, aktualisht nën komandën italiane.

Në deklaratë u dënua edhe sulmi ndaj ushtarëve italianë në Erbil, Irak, i cili çoi në një tërheqje të pjesshme të kontingjentit italian nga zona.

Mbledhja e Këshillit Suprem të Mbrojtjes zgjati rreth dy orë e gjysmë dhe morën pjesë, përveç presidentit Mattarella, edhe kryeministrja Giorgia Meloni, ministrat Antonio Tajani, Guido Crosetto, Matteo Piantedosi, Giancarlo Giorgetti, Adolfo Urso, nënsekretari Alfredo Mantovano, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, gjenerali Luciano Portolano.

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme