Bota 27 December 2025, 20:41 Nga VNA

Italia lehtëson kontrollin gjyqësor mbi tenderët publikë

Ndaje në Whatsapp
Italia lehtëson kontrollin gjyqësor mbi tenderët publikë

Parlamenti italian miratoi të shtunën një reformë që zbut kontrollet dhe sanksionet mbi tenderët publikë, duke nxitur protesta nga magjistratët dhe deputetët e opozitës, të cilët paralajmërojnë se ajo mund të nxisë shpenzime të panevojshme dhe shkelje të ligjit.

Reforma, e paraqitur nga koalicioni i kryeministres Giorgia Meloni dy vjet më parë, kufizon kompetencat e Gjykatës së Auditimit, institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e përdorimit të fondeve publike në përputhje me ligjin italian dhe rregullat e Bashkimit Evropian.

Qeveria e djathtë e Melonit është përplasur shpesh me sektorë të ndryshëm të gjyqësorit, duke i akuzuar gjyqtarët për paragjykime të majta dhe për bllokimin e nismave qeveritare, nga projektet infrastrukturore deri te politikat e emigracionit.

Dy muaj më parë, Gjykata e Auditimit refuzoi të miratonte një plan të rëndësishëm të qeverisë për ndërtimin e një ure që do të lidhte Siçilinë me kontinentin — një vendim që Meloni e cilësoi si “ndërhyrje të patolerueshme”.

Projektligji u miratua në Senat me 93 vota pro dhe 51 kundër.

Ndër ndryshimet kryesore parashikohet që dënimi maksimal për administratorët që veprojnë me neglizhencë në përdorimin e fondeve publike të mos tejkalojë 30 për qind të dëmit të shkaktuar, ose vlerën e dy viteve të pagës së tyre.

Reforma përfshin gjithashtu parimin “heshtja nënkupton miratim”: nëse një administrator kërkon mendimin e Gjykatës së Auditimit për autorizimin e një shpenzimi dhe brenda 30 ditësh nuk merr përgjigje, autorizimi konsiderohet automatikisht i vlefshëm dhe administratori mbrohet nga sanksionet e mëvonshme.

Sipas qeverisë, këto ndryshime do të ndihmojnë ekonominë duke përshpejtuar procedurat dhe duke ulur hezitimin e politikanëve për të miratuar projekte publike nga frika e ndëshkimeve gjyqësore.

Megjithatë, përfaqësues të Gjykatës së Auditimit dhe deputetë të opozitës paralajmërojnë se reforma rrezikon të hapë rrugën për shpenzime abuzive dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Senatori i Partisë Demokratike, Alfredo Bazoli, deklaroi se qeveria synon të “çmontojë mekanizmat e kontrollit mbi ata që ushtrojnë pushtet”.

Kjo reformë paraprin një ristrukturim më të gjerë dhe të debatueshëm të sistemit të drejtësisë në Itali, që synon ndarjen e karrierave të prokurorëve dhe gjyqtarëve — një nismë që qeveria thotë se do të reduktojë konfliktin e interesit dhe ndikimin politik në drejtësi.

Reforma e drejtësisë do t’i nënshtrohet një referendumi kombëtar në pranverë.

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme