Bota 3 October 2025, 14:59 Nga VNA

Italia bllokohet nga protestat për sulmin ndaj Flotilës të nisur për në Gaza, mbi 1 milionë njerëz dalin në rrugët e qyteteve

Ndaje në Whatsapp
Italia bllokohet nga protestat për sulmin ndaj Flotilës të nisur

Sot është zhvilluar një grevë e përgjithshme në të gjithë Italinë, e thirrur nga sindikatat CGIL dhe USB, në shenjë proteste ndaj sulmit të armatosur ndaj Flotilës Global Sumud, një grup anijesh me qytetarë dhe aktivistë në mbështetje të Gazës.

Transporti, shkollat dhe shëndetësia ndalen – përplasje me policinë në disa qytete

Greva ka përfshirë sektorë kyç si transporti publik, arsimi dhe shëndetësia. Mbi 100 protesta janë zhvilluar në qytete të ndryshme, ndërsa në disa raste janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si në Napoli dhe Salerno, ku pati edhe të lënduar.

Në Milano, pjesë të autostradës dhe tangenciales janë bllokuar nga protestuesit, ndërsa në Bologna është mbyllur tërësisht nyja autostradale për shkak të marshimit të protestuesve. Në Trento, Genova, Torino, Roma, Palermo, Bari, Napoli, Firenze e qytete të tjera, manifestimet janë zhvilluar me pjesëmarrje masive.

Bllokime dhe tensione

Në Genova dhe Firenze, janë bllokuar binarët hekurudhorë. Në Romë, protestuesit kanë hedhur vezë ndaj blindave pranë Ministrisë së Transportit.

Në shumë protesta janë shfaqur simbolet e Palestinës, por edhe të gjeneratës së re protestuese si flamuri i "One Piece", një anime japoneze kthyer në simbol të rezistencës rinore në botë. Në Palermo 30,000 pjesëmarrës, Firenze mbi 30,000 persona, protestë më e madhe që nga viti 2002. Torino, Bari, Napoli, Catania, Perugia, Genova gjithashtu ka pasur pjesëmarrje masive dhe bllokime rrugësh e hekurudhash.

Protestat kanë përfshirë edhe qytetarë italianë jashtë vendit

Punonjës të ambasadave dhe institucioneve italiane në Madrid, Barcelona dhe Lisbonë janë bashkuar në grevë. Përmes një deklarate ata shprehen:

“Themelojmë refuzimin tonë ndaj genocidit dhe agresionit të qeverisë izraelite ndaj Flotilës. Kundërshtojmë gjithashtu heshtjen dhe braktisjen e qytetarëve italianë në ujërat ndërkombëtare nga qeveria jonë.”

Politika dhe reagimet

Qeveria italiane dhe veçanërisht ministri i Transportit, Matteo Salvini, e kanë quajtur grevën të paligjshme, për mungesë të paralajmërimit zyrtar. Salvini paralajmëroi se “nëse ka dhunë, do të ketë përgjigje”.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme