Bota 15 September 2025, 22:19 Nga VNA

“Isha unë” – Vrasësi i Charlie Kirk pranoi krimin në një bisedë online para se të dorëzohej

Ndaje në Whatsapp
“Isha unë” – Vrasësi i Charlie Kirk pranoi krimin

 Tyler Robinson, i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ka pranuar krimin në një bisedë online, vetëm pak para se të dorëzohej tek autoritetet, raportojnë mediat amerikane. Robinson, i cili u arrestua të enjten vonë pas një kërkimi intensiv prej 33 orësh, ishte pjesë e një grupi të vogël miqsh në platformën Discord kur shkroi: “Hej të gjithëve, kam lajme të këqija për ju. Ishte unë në UVU dje. Më vjen keq për gjithçka.” Ai po mbahet në paraburgim në Utah, ku akuzohet për vrasje të rëndë dhe pritet të dalë para gjykatës të martën. Autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e ngritjes së akuzës për vrasje kapitale, e cila në Utah mund të sjellë edhe dënimin me pushkatim.

Si ndodhi ngjarja

Hetuesit zbuluan se Robinson kishte përdorur një snajper për të qëlluar Kirk me një plumb në qafë, teksa ky i fundit mbante një fjalim në kampusin e Utah Valley University (UVU). Ai ishte fshehur mbi një çati afër vendngjarjes dhe u identifikua përmes ADN-së së gjetur në armë dhe në një shufër të braktisur në çatinë ku qëndronte. FBI konfirmoi gjithashtu se Robinson kishte lënë një shënim paraprak ku shkruante se do të vepronte kundër Kirk.

Sipas raportimeve, Robinson vinte nga një familje republikane në St. George, një qytet konservator rreth katër orë larg Orem. Ai ishte në vitin e tretë të një stazhi si elektricist. Në rrjetet sociale, 22-vjeçari shfaqej me armë dhe në një rast kishte pozuar për Halloween mbi shpatullat e një figure që simbolizonte Donald Trump. Hetuesit theksojnë se ai ushqente urrejtje të thellë ndaj Kirk dhe ishte ndikuar nga ideologji të majta ekstreme, duke u radikalizuar shpejt në vitet e fundit. Robinson jetonte me një partner transgender, i cili sipas autoriteteve nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe po bashkëpunon me hetimin.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, deklaroi se Robinson kishte kaluar shumë kohë në “cepave të errët të internetit” dhe se radikalizimi i tij ishte përshpejtuar nga ekspozimi ndaj përmbajtjeve ekstremiste. Në fishekët e gjetur, autoritetet zbuluan shënime me mesazhe si: “Hej, fashist! Kap!” dhe “Bella ciao”, një këngë antifashiste e Luftës së Dytë Botërore, e përdorur në komunitete të caktuara online. Platforma Discord ka konfirmuar bashkëpunimin me autoritetet, por një hetim i brendshëm i kompanisë nuk gjeti prova që Robinson kishte planifikuar apo promovuar dhunë përmes rrjetit social.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në SHBA. Në mbarë vendin po zhvillohen homazhe dhe vigjile për Charlie Kirk. Mijëra persona kanë marrë pjesë në aktivitete përkujtimore, përfshirë edhe një ceremoni të madhe në Kennedy Center në Washington. Charlie Kirk ishte themelues i organizatës konservatore Turning Point USA, e cila kishte ndikim të madh tek të rinjtë përmes aktiviteteve në terren, mediave sociale dhe prezencës së tij të shpeshtë në televizion.

Hetimet e FBI-së dhe autoriteteve lokale për motivet dhe lidhjet e Robinson vijojnë, ndërsa procesi gjyqësor pritet të tërheqë vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme