Bota 29 September 2025, 16:13 Nga VNA

Ish-marinsi amerikan që kreu sulmin në një kishë mormone në Michigan, identifikohet si Thomas Jacob Sanford

Ndaje në Whatsapp
Ish-marinsi amerikan që kreu sulmin në një kishë mormone

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Shtetet e Bashkuara, kur një sulm i armatosur në një kishë mormone në Michigan shkaktoi vdekjen e katër personave dhe plagosjen e të paktën tetë të tjerëve.

Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorin e sulmit si Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, një ish-marins i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe veteran i Luftës në Irak. Sanford kishte shërbyer në radhët e ushtrisë amerikane gjatë viteve 2004–2008. Ai u vra nga forcat e rendit në një parking jashtë kishës, menjëherë pas kryerjes së sulmit.

Sipas raportimeve zyrtare, sulmi ndodhi paraditen e së dielës me orën lokale. Sanford u fut me makinë brenda ambientit të kishës, duke shkaktuar panik mes besimtarëve, dhe më pas hapi zjarr me armë. Pasi qëlloi drejt turmës, ai dyshohet se i vuri qëllimisht flakën ndërtesës, duke shkaktuar një zjarr masiv që shembi pjesërisht strukturën e kishës.
Ekipet e shpëtimit po vijojnë ende kërkimet në rrënoja, pasi dyshohet për viktima të tjera të mundshme.
Pas neutralizimit të autorit, policia kreu kontrolle në makinën e tij dhe gjeti pajisje të improvizuara shpërthyese, duke rritur edhe më shumë shqetësimet për qëllimet e tij. Po ashtu, forcat e sigurisë bastisën banesën e Sanford për të mbledhur prova të tjera dhe për të zbardhur motivet e sulmit, të cilat deri më tani mbeten të paqarta.

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke e dënuar ashpër aktin e dhunshëm dhe duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave. Ai theksoi se “epidemia e dhunës në vend duhet të marrë fund”, duke e cilësuar këtë sulm si një tragjedi që nuk duhet të përsëritet.

Ky nuk ishte akti i vetëm i dhunës që tronditi Amerikën gjatë fundjavës. Vetëm një ditë më parë, të shtunën në mbrëmje, tre persona humbën jetën dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën në një tjetër sulm, pasi një individ hapi zjarr nga një anije ndaj një turme të mbledhur pranë një bari buzë ujit në një qytet bregdetar të Karolinës së Veriut.

Ngjarjet e njëpasnjëshme kanë shtuar shqetësimet për sigurinë publike në SHBA, duke vënë sërish në qendër të debatit çështjen e dhunës me armë dhe masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme