Bota 27 March 2026, 11:12 Nga VNA

IRGC ndalon transportin detar drejt porteve të aleatëve të SHBA-Izraelit dhe shpall të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Ndaje në Whatsapp
IRGC ndalon transportin detar drejt porteve të aleatëve të

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka njoftuar se ndalon çdo transport detar “drejt dhe nga portet e aleatëve dhe mbështetësve të armiqve izraelito-amerikanë”, përmes çdo korridori detar apo drejt çdo destinacioni.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, IRGC thekson gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe paralajmëron se çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër këtë rrugë ujore do të përballet me “masa të ashpra”.

Sipas të njëjtës deklaratë, sot tre anije kontejnerësh me kombësi të ndryshme janë bllokuar nga hyrja në ngushticë, pasi kanë marrë paralajmërime nga forcat detare të Gardës Revolucionare.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme