Bota 18 October 2025, 21:06 Nga VNA

Irani thotë se s’është më i detyruar të respektojë “kufizimet” për programin e tij bërthamor

Ndaje në Whatsapp
Irani thotë se s’është më i detyruar të

Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufizimet mbi programin e tij bërthamor, pasi ka skaduar marrëveshja 10-vjeçare mes tij dhe fuqive botërore, ndonëse Teherani përsëriti më 18 tetor “angazhimin tonë ndaj diplomacisë”.

Marrëveshja e vitit 2015 – e nënshkruar në Vjenë nga Irani, Kina, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – parashikonte heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Republikës Islamike në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Teheranit.

Por, nga marrëveshja Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, ndërsa më pas edhe Irani u tërhoq nga angazhimet e tij.

Muajin e kaluar, ndaj Iranit u rivendosën sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Mekanizmin e vendosjes automatike të sanksioneve e aktivizuan nënshkrueset evropiane të marrëveshjes së vitit 2015.

Nga tani, “të gjitha dispozitat [e marrëveshjes], përfshirë kufizimet mbi programin bërthamor iranian dhe mekanizmat përkatës, konsiderohen të përfunduara”, tha Ministria e Jashtme e Iranit në një deklaratë në ditën e skadimit të paktit.

“Irani shpreh fuqishëm përkushtimin e tij ndaj diplomacisë”, shtoi ajo.

Prej kohësh, fuqitë perëndimore e kanë akuzuar Iranin se po synon të zhvillojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e ka refuzuar vazhdimisht dhe ka këmbëngulur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, si prodhimi i energjisë.

“Dita e përfundimit” të marrëveshjes ishte përcaktuar për 18 tetor 2025, saktësisht 10 vjet pas miratimit të saj në rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Marrëveshja e kufizonte pasurimin e uraniumit të Iranit në 3.67 për qind pastërti, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Sipas Agjencisë për Energji Bërthamore, Irani është i vetmi vend pa program të armëve bërthamore që pasuron uraniumin deri në 60 për qind pastërti. Ky nivel është pranë pragut prej 90 për qind që nevojitet për një bombë bërthamore./REL 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme