Bota 25 March 2026, 17:25 Nga VNA

Irani: Plani amerikan me 15 pika është “maksimalist dhe i paarsyeshëm”

Ndaje në Whatsapp

Irani: Plani amerikan me 15 pika është “maksimalist dhe i

Një burim i lartë diplomatik ka konfirmuar për Al Jazeera se Teherani ka marrë planin me 15 pika të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, por e ka cilësuar atë si “jashtëzakonisht maksimalist dhe të paarsyeshëm”.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Irani po “monitoron nga afër të gjitha lëvizjet e SHBA-së në rajon, veçanërisht dislokimet e trupave”.

Ai paralajmëroi gjithashtu Uashingtonin që të mos sakrifikojë ushtarët amerikanë për atë që e quajti “iluzionet e kryeministrit izraelit” Benjamin Netanyahu.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme